Rilindja përdor edhe Shakohoxhën si votues lëvizës, nga thirrjet në Tiranë për Veliajn, gazetari përfundon në votues në Himarë

Rilindja përdor edhe Shakohoxhën si votues lëvizës, nga thirrjet në Tiranë për Veliajn, gazetari përfundon në votues në Himarë

08:54, 04/08/2024
A+ Aa A-

Gazetari i njohur i sporit, Dritan Shakohoxha, i njohur si votues i Rilindjes në Tiranë, por edhe si personi për të cilin u investua Erion Veliaj dhe Edi Rama për të kapur Federatën e Futbollit të Shqipërisë, përpjekje e cila dështoi, është transferuar në Himarë si votues.

Nga pamjet e siguruara nga Syri Tv në një qendër votimi duket gazetare më një kapelë në kokë, siç duke i vetëdijshëm për lëvizjen e sforcuar, për të evituar ekspozimin ndaj kamerave.

Duket se Shakohoxha i është vënë në dispozicion Rilindjes si votues në Himarë, ku po mbahen zgjedhjet sot (4 gusht) për kryetar bashkie.

Gara në Himarë është një betejë me interesa personale të Edi Ramës, i cili ka synim vijin e grabitjes së pronave të bregut për familjen e tij dhe investitorët strategjikë të tij gjithashtu.

Dhe për këtë, mobilizimi për të grabitur mandatin e Himarës, pas burgosjes politike të Fredi Belerit,  është tëpër i lartë, aq sa kanë detyruar edhe figura të njohura publike duke i përdorur si votues lëvizës, siç është rasti i Shakohoxhës dhe mbi 300-votuesve të tjerë.

Frika për ndëshkimin që mund të vijë nga Himara, pas burgosjes së Belerit është tepër e lartë, dhe kjo ka detyruar që edhe Shakohoxha, nga thirrës për të votuar Erion Veliajn në Tiranë, pronarin faktik të inceneratorit dhe të kompasinë “5D”, t’i shkojë në ndihmë edhe Vangjel Tavos në Himarë.

Shpresojmë së paku që edhe Shakohoxha të trajtohet në shpërblim barabart me aktorin Gaz Paja nga Rilindja, i cili është një investitor strategjik në Jug.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco