Nesër Himara mes ‘hakmarrjes’ se himarjotëve ndaj Rilindjes dhe tentativës së Ramës për të vijuar grabitjen e pronave të...

Nesër Himara mes ‘hakmarrjes’ se himarjotëve ndaj Rilindjes dhe tentativës së Ramës për të vijuar grabitjen e pronave të...

23:23, 03/08/2024
A+ Aa A-

Himarjotët pritet të votojnë nesër (e diel) për kryetarin e ri të Bashkisë së Himarës.

Janë mbi 23 mijë qytetarë që janë thirrur në këto zgjedhje për të votuar mes dy kandidatëve, Petro Gjikuria i opozitës dhe Vangjel Tavo i Partisë Socialiste.

Zgjedhjet e 4 gushtit vijën si pasojë e fiksimit të Edi Ramës për të mbajtur nën kontroll bashkinë e Himarës.

Rreth 1 vit më parë, 14 maj 2023, himariotët e zgjodhën kryetarin e tyre nga radhët e opozitës, Fredi Belerin, por kryeministri urdhëroi drejtësinë e kapur që Beleri të burgoset dhe përmes një procesi tërësisht politik e të manipuluar nga policia, prokuroria dhe gjykatat politike, Beleri nuk u lejua të betohej si kryetar i Himarës.

Së fundi ka dalë në sipërfaqë një skandal i madh ku e përfshirë është familja kryeministrore, e cila sipas dokumenteve të publikuar në media dhe denoncimeve të opozitës ka përvetësuar rreth 224-mijë metra katror tokë në Vuno, me pretendimin se janë ish-pronarë. I gjithë ky proces është bërë nga vetë kryeministri përmes miratimit të ligjeve dhe VKM-ve që i japin të drejtë familjes së tij të ngushtë të përfitojë pronë me vlerë mbi 30-milionë euro.

Burgosja politike e Belerit dhe grabitja e pronave nga Rilindasit në Himarë pritet të marrë një ndëshkim edhe më të lartë se në zgjedhjet e 14 majit, nesër, më 4 gusht.

Por edhe Rilindja do të përpiqet me çdo kusht mos heqë dorë nga grabitja e pronave për familjen kryeministrore dhe stategjikët e saj.

Himara ka 36 qendra e votimi, tek të cilat u përfundua shpërndarja e materialeve zgjedhore, kjo sipas njoftimit të kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashit. 52 policë do të jenë në qendrat përkatëse të votimit për mbarëvajtjen e situatës.

Në Himarë do të aplikohet vetëm identifikimi elektronik dhe qendrat e votimit do të jenë të monitoruara me kamera. Pas mbylljes së votimit pritet të nisë menjëherë edhe numërimi i votave.

Qendrat e votimit do të hapen në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen pas dymbëdhjetë orësh, kur akrepat të shënojnë 19:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco