Zgjedhjet në Himarë, Celibashi bën njoftimin e rëndësishëm

Zgjedhjet në Himarë, Celibashi bën njoftimin e rëndësishëm

21:26, 03/08/2024
A+ Aa A-

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi përmes një reagimi në rrjetet sociale, bën me dije se tashmë gjithçka është gati për procesin e votimit për zgjedhje lokale në Himarë, të cilat do të zhvillohen ditën e diel.

Celibashi informon se shpërndarja e materialeve zgjedhore ka përfunduar në të gjitha Qendrat e Votimit, teksa iu bën thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre.

 “Përfundoi shpërndarja e materialeve zgjedhore nga Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor, nr. 88, drejt Qendrave te Votimit.

Komisionerët e QV tërhoqën bazën materiale; kutitë e votimit, fletët e votimit, dokumentacionin e punës për komisionet zgjedhore, pajisjet e identifikimit elektronik (PEI) dhe kamerat monitoruese që vendosen në qendrat e votimit.

Ditën e diel, #4gusht2024, 36 qendrat e votimit do të jenë gatshme për t’u hapur në orën 7:00, në mënyrë që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur Kryetarin e Bashkisë Himarë”, shkroi Celibashi në X.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco