VIDEO/ Berisha: Rruga jonë nuk është e lehtë, por rruga jonë është rruga e fitores së sigurt

20:39, 03/08/2024
A+ Aa A-

Duke folur para qytetarëve në tubimin e përnatshëm, kryedemokrati Sali Berisha theksoi se, rruga nuk është e lehtë, por është rruga e fitores.

‘Të rikthejmë shpresën, besimin e shqiptarëve tek vetja dhe e ardhmja. Rruga jonë nuk është e lehtë, por rruga jonë është rruga e fitores së sigurt’, përfundoi fjalën e tij, kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Miqtë e mi, narkoshteti, diktatura e bazuar në aleancën me krimin, në aleancën e pushtetit me krimin, drogën, me vjedhjen e shqiptarëve, çdo ditë prodhon një skandal, një krim.

Jo skandal, krim, krim!

Ndaj dhe sa më shumë të ambientohen njerëzit me këto krime, çdo ditë e më të mëdha bëhen ato.

Çdo ditë më e rrezikshme bëhet për ne, për qytetarët, çdo ditë më shumë vend i pajetueshëm për shqiptarët bëhet Shqipëria.

Ndaj dhe thirrja ime është për çdo shqiptar, të ngrihemi së bashku me guximin e shqiptarit.

Me karakterin e shqiptarit.

Me dashurinë e shqiptarit për lirinë, për vendin, për kombin.

Dhe në këto momente kritike, të mposhtim diktaturën.

Të shkojmë drejt qeverisë teknike.

Zgjedhjeve të lira.

Zgjedhjeve të ndershme.

Fitores të sigurt të opozitës shqiptare.

Që me forcën më të madhe të ligjit të godasim, t’i shtypim kokën krimit të organizuar në çdo shpellë, në çdo skutë, në çdo shtëpi, në çdo vend ku ndodhet.

Të presim me gërshërët e ligjit, lidhjet e tmerrshme të krimit me pushtetin.

Të presim me gërshërët e ligjit dorën e zezë të zyrtarëve të vjedhin qytetarët.

Të rikthejmë transparencën.

Të rikthejmë përgjegjshmërinë.

Të rikthejmë ligjin.

Të rikthejmë shpresën, besimin e shqiptarëve tek vetja dhe e ardhmja.

Edhe njëherë, mirënjohje të pakufishme ndaj jush, oratorëve dhe mbarë qytetarëve.

Rruga jonë nuk është e lehtë, por rruga jonë është rruga e fitores së sigurt.

Fitore, fitore, fitore!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco