VIDEO/ Berisha: Shikoni se ku i katandisi Rama marrëdhëniet me Greqinë, vetëm se Beleri nuk pranoi kurrë të kandidonte në emër të tij

20:32, 03/08/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës Sali Berisha duke folur para qytetarëve, u shpreh se Edi Rama i katandisi marrëdhëniet me Greqinë, në këtë situatë, vetëm e vetëm sepse Fredi Beleri nuk pranii të kandidonte në emër të tij.

‘Shikoni se ku i katandisi marrëdhëniet me vendin fqinj, vetëm e vetëm se Fredi Beleri nuk pranoi kurrë të kandidonte në emër të Edi Ramës. Të përligjte vjedhjet dhe plaçkitjet e tij në trojet e Himarës’, theksoi Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

A e kuptoni miq se Edi Rama nuk ka asnjë interes kombëtar.

Nuk ka asnjë interes shoqëror, nuk ka asnjë interes tjetër përveç pasurimit të tij mafioz dhe interesave të tij mafioze.

Shikoni se ku i katandisi marrëdhëniet me vendin fqinj, vetëm e vetëm se Fredi Beleri nuk pranoi kurrë të kandidonte në emër të Edi Ramës. Të përligjte vjedhjet dhe plaçkitjet e tij në trojet e Himarës.

Nuk pranonte.

Shikoni se ku shkon ky njeri?

Prish marrëdhëniet me një vend ku jetojnë mbi 1 milion shqiptarë, me një fqinj mijëravjeçar.

Më është rikujtuar me dhjetëra herë këto kohë fjala e Niçes: nacionalizmi si strofulla e fundit e horrit dhe e horrave.

E hajdutit!

Mos harroni kur ky zotëri, po çfarë zotërie është ky po hajt mo, çfarë zotërie është ky, ky është hajdut, bënte fushatë dhe me klithma shtazore përtallte Belerin në Himarë.

Mos harroni se si bllokoi integrimin e Shqipërisë për kthimin e burgosjeve politike.

Mos harroni se Edi Rama është i aftë të bëjë gjithçka kundër shqiptarëve, vetëm e vetëm të plotësojë ambiciet, interesat, lakmitë e tij mafioze.

Ndaj miqtë e mi, protesta juaj, qëndresa juaj është shpresa e vetme për shqiptarët.

Për të çelur sytë e tyre.

Për të ndriçuar mendjet e tyre.

Për të përcjellë tek ata të vërtetat, të cilat Edvin Kristaq Rama i fsheh çdo ditë me mashtrime, me propagandën e tij vulgare gjer në neveri.

Me zyrtarët e tij të krimbur nga korrupsioni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco