VIDEO/ Berisha: Sipërfaqja që ka marrë Edvin Gjipeja është fiks sa gjysma e të gjithë qytetit të Tiranës në vitet ’90

20:28, 03/08/2024
A+ Aa A-

Për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, Edvin Gjipeja, ka marrë në Vuno, tokë sa gjysma e Tiranës në vitet fillim të viteve ’90.

‘Sipërfaqja që ka marrë Edvin Gjipeja është fiks sa gjysma e të gjithë qytetit të Tiranës në vitet ’90’, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Po miq, territori, sipërfaqja që ka marrë Edvin Gjipeja është fiks 224 mijë metër katrorë, është fiks sa gjysma e të gjithë qytetit të Tiranës në vitet ’90.

E kuptoni që ka bërë kërdinë ky lubi i pangopur?

Ky njeri që u thotë shqiptarëve tre muaj më parë se unë dhe e ndjera nëna ime, nuk kemi kërkuar kurrë një metër katror tokë.

Sikur nëna e tij e ndjerë nuk ishte Aneta Rama Koleka, palë në gjyq për të marrë tokën dhe kërkesa të tjera.

Miqtë e mi, Edvin Gjipeja nuk është rrezik vetëm për Gjipenë.

Ai është një rrezik i madh për të gjithë Bregun e Shqipërisë.

Për të gjitha trojet e Himarës.

Nga Borshi, në Palasë.

Kjo Gjipeja u zbulua rastësisht nga një gazetar, të cilin ia njoh për meritë të madhe zbulimin.

Po sa Gjipeja të tjera ka që ne nuk i dimë akoma?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco