VIDEO/ Berisha: Rama është bërë pronar i një toke prej 224 mijë metra katrorë, për të cilën nuk ekziston asnjë dokument kadastre

20:20, 03/08/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, ka akuzuar Edi Ramën se është bërë pronar i 224 mijë metra katrorë tokë, pa asnjë dokument.

‘Rama është bërë pronar i një toke prej 224 mijë metra katrorë, për të cilën nuk ekziston asnjë dokument kadastre’, theksoi kreu i PD-së.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta misionareve dhe misionarëve të vërtetë të kauzës së drejtë të çdo shqiptari.

Kauzës së drejtë të Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Të dashur miq sapo dëgjuam aktakuzën e një të afërmi, e një njeriu të ndershëm që ka të vetmen fatkeqësi në jetë të ketë kushëri një hajdut, një grabitqar, një njeri pa asnjë normë morale.

Një njeri, një mashtrues ordiner, një delinkuent, i cili keqësinë e tij shpirtërore, ligësinë e tij njerëzore do ta shfaqë ndaj cilitdo për të realizuar qëllimet e tij grabitqare.

Dhe ky është Edvin Gjipeja, i cili sipas dokumenteve zyrtare, sipas denoncimeve publike të bazuara në dokumente zyrtare me klanin e tij është bërë pronar i një toke prej 224 mijë metra katrorë.

Një toke, për të cilën nuk ekziston asnjë dokument kadastre.

Nuk ekziston asnjë dokument shpronësimi.

Një toke, e cila është marrë dhe për këtë akt Edi Rama ka ndryshuar dy ligje dhe ka lëshuar shtatë vendime qeveritare.

Edvin Gjipeja, se tani e tutje do e quajmë Edvin Gjipeja, po!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco