VIDEO/ Këlliçi me dokumente të reja për aferën e inceneratorit: Tashmë kalojmë nga skema 5D në 7S, 7 specialistët

12:45, 02/08/2024
A+ Aa A-

Drejtuesi politik i Tiranës, njëkohësisht anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi ka deklaruar para dyerve të SPAK, se ka paraqitur dokumente të reja për skandalin e inceneratorëve.

‘Tashmë kalojmë nga skema 5D në 7S, 7 specialistët’, tha Këlliçi.

DEKLARATA E DREJTUESIT POLITIK TË TIRANËS, BELIND KËLLIÇI:

Të nderuar qytetarë,

Prej 4 vitesh tashmë Prokuroria Speciale po heton aferën e shekullit, atë të inceneratorit të Tiranës.

Arritja më e madhe e këtyre hetimeve deri më sot, është arrestimi i një drejtori në pension e një drejtori tjetër në bashki dhe zhdukjes me sukses gjatë këtyre 4 viteve të 132 milionë eurove, nën hundën e SPAK.

Prej tetorit të vitit 2023, i kemi dërguar informacion të plotë SPAK për një kompani të regjistruar në Bullgari, e cila quhet EM Capital Group, kompani e cila ka marë miliona e miliona euro nga llogaritë e inceneratorit Tiranë dhe kompanisë ITS sh.p.k të Klodian Zotos.

Sipas disa informacioneve të bëra publike nga gazetarë të ndryshëm, të dhënat e ardhura nga Bullgaria tregojnë se nëpërmjet kësaj kompanie, kanë përfituar para edhe familjarë të pronarëve realë të inceneratorit Tiranë.

Sot, meqënëse SPAK nuk dëshiron të gjurmojë paratë dhe vijon të mbyllë sytë përpara fakteve ulëritëse për këtë vjedhje, po bëj publik një dokument të ri, shumë të rëndësishëm për hetimin e kësaj vjedhje.

Ky dokument është një faturë e lëshuar nga kompania Ëolf Theiss, kompani ë mirënjohur ndërkombëtarisht për shërbimet e konsulencës dhe avokatisë, lëshuar për kompaninë EM Capital Group.

Wolf Theiss ka ofruar çdo shërbim të mundshëm për kompaninë EM Capital, përfshirë dhe regjistrimin e kompanive të reja, sipas kërkesës të kësaj të fundit.

Në faqen 3 të këtij dokumenti, kjo kompani ka faturuar shërbime për regjistrimin e 2 kompanive të reja, njëra e quajtur Denebola Investments dhe tjetra e quajtur 7S Group.

I bëj thirrje SPAK, të nisë menjëherë letër porositë në shtetin e Bullgarisë dhe pranë autoriteteve të saj, ku të kërkohet jo vetëm i gjithë informacioni financiar dhe bankar i këtyre 2 kompanive, por të ushtrohen kontrolle fizike dhe pranë ambjenteve të zyrave ku gjendet çdo informacion i nevojshëm për pastrimin e parave.

E nëse kjo nuk ndodh, atëherë jemi përpara faktit se SPAK nuk ka absolutisht ndër mend të gjurmojë paratë e dy pronarëve të inceneratorit Tiranë, Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Sërish ditën e sotme, po e lë përpara dyerve të SPAK këtë dokument autentik, për ti ardhur në ndihmë prokurorëve specialë, për të bërë drejtësinë aq shumë të pritur nga qytetarët shqiptarë dhe për të na thënë se ku kanë shkuar 132 milionë eurot e një inceneratori që nuk ekziston.

Sa për dy kompanitë e reja, e dalloni mjaft qartë, që njëlloj si në skemën e 5 Drejtorëve të Bashkisë Tiranë me kompaninë 5D, këtë rradhë pronarët e inceneratorit Tiranë, kanë regjistruar kompaninë 7S Group, ose më saktë 7 Specialistët.

Tingëllon absurde, qesharake dhe fyese për këdo qytetar që e dëgjon këtë fakt, por mesa duket i ndjeri Pjetër Arbnori, ka qenë profetik dhe tejet i saktë në thënien e tij epike, se këta nuk janë socialistë, por janë specialistë!!!

Ju faleminderit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco