Lajmi i fundit

LIVE/ TASK FORCE ME SONILA MEÇON

Rama 2 ligje e 7 VKM për veten e tij/ Bozdo: Standard i dyfishtë nga SPAK, burgos politikisht Berishën dhe Malltezin pa prova dhe fakte, por nuk guxon të thërrasë Ramën kur ka një mori faktesh

12:02, 02/08/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD, Enno Bozdo thotë drejtësia e re është selektive dhe afera e Vunoit është rasti tipik. Një aferë e kaluar me shpejtësi nga e njëjta qeveri dhe i njëjti kryeministër në harkun kohor të 4 viteve. Ndërsa procesi i privatizimit të ish-klubit Partizani, ku pjesë e pronarëve ishte edhe Jamarbër Malltezi ka zgjatur 15 vjet, ku ka nisur nga qeveria socialiste, ashtu siç edhe ndryshimi i destinacionit të pronës ka ndodhur nga Rama dhe jo me kërkesë të pronarëve të tokës, ka thënë Bozdo.

‘Sjellja e drejtësisë së rilindur që dikush i quan heronjtë e fëmijëve tanë, ka prova e fakte se si prona është kthyer në mungesë të dokumntacionit, qëndrimi negativ që ka mbajtur ATP, pasi është braktisur gjithçka në Apel, është kthyer pasi janë ndryshuar 7 VKM dhe 2 ligje. Në total kjo infrastrukture ligjore targeton një rast specifik, kur dikush bëhet i pasur me tituj pronësie që s’ka prona. Ka nisur që më 2016, për të mbërritur këtu ku jemi sot. Janë miratuar nga qeveria dhe Rama që përfiton jo pak nga afera. Duhet të bëjmë krahasim me atë që shitet standard, me dosjen Partizani, që ka nisur më 1994 dhe përfundur  më 2009, 15 vjet që ka prekur të gjitha qeveritë. Është inicuar nga qeverisja Rama. Pronarët i kanë dhënë buxhetit të shtetit 1 mln dollarë. Ndryshimi i pronës nga Berisha-Malltezei, s’është kryer nga PD, por me tagër të Ramës, me vendim KRRT, në dhjetor 2008. Ndryshimi i destinacionit pa kërkesë të pronës, para firomsjes së kontratës për zhvillimin e zonës. Marrëdhëniet e mëtejshme ishin dhe janë marrëdhënie eksluzive, privat dhe palë të treta.
SPAK pretendon se Berisha ndryshoi ligjin e pronës, rezultati është se Berisha-Malltezi kanë 4 vjet në hetim, 8 muaj burg politik pa prova, fakte e akuzë. Gjithë kjo mori faktesh duhen përplasur me atë që kan ndodhur me Ramën, 224 mijë metra tokë, Rama përfituesi kryesor. ATP kundërshtonm vendimin, dhe gjithë institucionet e tjera avullojnë në proceset në gjykatë.  Kjo tregon jo vetëm standardin e dyfishtë të trajtimit të drejtësisë, por standarde të kundërta të trajtimit të çështjes nga kjo drejtësi. Kemi diferencë të madhe në kohë të këtyre dosjeve, diferencë të madhe të m2 tokë, edhe diferencë të madhe të aferave korruptive që shpiken ndaj opozitës dhe atyre të kryeministrit Rama. Nën malin e provave të servirura, që do dalin sërish në vijim, kur do të lëvizë SPAK? Pretendojmë standardin nga SPAK, dhe ta trajtojë siç duhet’.

Prezantimi i fakteve nga anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo

Rasti i “Kompleksit Partizani” dhe burgosja politike e Sali Berishës dhe Abi Malltezit

* Proces Privatizimit që ka filluar në 1994 dhe përfunduar në 2009, me kohëzgjatje rreth 15 vjet;
* Procesi i Privatizimit i iniciuar nga qeveria socialiste;
* U trajtuan 42 familje me banesa informale (uzurpim prone) me banesa dhe ndihmë financiare;
* U paguan rreth 1 milionë usd për privatizimin e ndërtesave/objketeve të shkatërruara ;
Rasti i “Kompleksit Partizani” dhe burgosja politike e Sali Berishës dhe Abi Malltezit
* Ndryshimi i destinacionit të pronës u bë nga Edi Rama, K/Bashkie, Vendim KRRT 238 dt. 27.12.2008:
* pa kerkese te pronareve te tokes,
* perpara se pronaret e tokes te firmosnin kontrate per zhvillim prone,
* pa pritur privatizimin e objekteve.
* Marrëdhëniet e mëtejshme për zhvillimin e tokës ishin marrëdhënie eskluzivisht mes privatëve –palë të treta.
Rasti i “Kompleksit Partizani” dhe burgosja politike e Sali Berishës dhe Abi Malltezit
* SPAK pretendon se Sali Berisha ndryshoi ligjin e pronës në favor të kthimit të pronës të 5 familjeve të mëdha tiranase, nga e cila Abi Malltezi përftoi 412 m2, më pak se 1% të sipërfaqes që kanë përfituar qindra pronarë.
* Rezultati: Sali Berisha dhe Abi Malltezi kanë 4 vjet në hetim dhe 8 muaj në burg politik, pa prova, pa fakte, pa akuzë!
* Diferenca në kohë, përfitueshmëri dhe standard!

* Kur do të lëvizë SPAK??

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco