Lajmi i fundit

LIVE/ TASK FORCE ME SONILA MEÇON

Berisha: Rama, i implikuar në monumentin më të lartë të korrupsionit në Shqipëri

Berisha: Rama, i implikuar në monumentin më të lartë të korrupsionit në Shqipëri

11:49, 02/08/2024
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, denoncoi një tjetër skandal të kryeministrit Edi Rama.

Bazuar në një denoncim të një pronari, Berisha shkruan se Rama po tenton të grabisë pronat në qendër të Tiranës për të ndërtuar një kullë të lartë.

POSTIMI I PLOTË

Akuzon Edi Ramën të implikuar në monumentin më të lartë të korrupsionit në Shqipëri.

Në çdo grabitje del emri i tij.

Lexoni denoncimin e pronarit dixhital.

Doktor, në Tiranë po ndodh një aferë korruptive nga ato të stilit Edvin me prona dhe kulla.

Kane lëshuar sekserë për të mbledhur firmat e "pronarëve" sikur po ia bëjnë dhurate,por ne fakt po paguhen nga 2000 Euro metri.

Më e keqja është se shumica e tokës që po shitet është kthyer nga komisioni me dokumente të falsifikuara.

Thuhet se janë kërcënuar nga Edvin Rama se po nuk e dhanë në këtë mënyrë, do t'iu merret me forcë.

Një nga sekseret është një Mira, notere apo avokate nuk e di.

Bëhet fjalë për token e familjes Pazari mbrapa teqes, pra në qendër të Tiranes, aty ku ka filluar formimi i Tiranës si qytet. Kam dokumentacion që të vërtetojë se ajo tokë që po shitet, pjesa më e madhe ka qenë shtëpia e Rexhep Pazarit, një nga tregtarët më të fuqishëm që ka pasur jo vetëm Tirana, por të gjitha trevat shqiptare. Edhe diçka shumë e rëndësishme, para 400 vjetësh, pra nga viti 1580, aty u ndërtua një han, në gjuhën e sotme një hotel. Kjo i dha mundësi banorëve nga rrethinat të zbresin në këtë fushë dhe filloi zhvillimi i tregtisë.

Pra, bëhej pazar. Kjo ka qenë edhe arsyeja e formimit të qytetit të Tiranës rreth 34 vjet më pas.

Pikërisht këtë toke që mban historikun e Tiranës, kërkojnë ta shfrytëzojnë për kulla. Kjo per mendimin tim është një maskaradë nga të gjithë. Kjo shtëpi bashkë me oborrin është tjetërsuar me dokumentacion të falsifikuar dhe po shitet sot për kulla.

I kam shkruar SPAK-ut dhe kam bërë denoncim në faqen e tyre, por ata deri më sot nuk po përgjigjen.

Me sa duket po luajnë shurdhin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco