Lajmi i fundit

LIVE/ TASK FORCE ME SONILA MEÇON

Manjani: Kur tjetri merr pronën lëshon urdhër arreste, por kur vetë merr pronën nga qeveria që drejton s’të hy gjemb në këmbë....

Manjani: Kur tjetri merr pronën lëshon urdhër arreste, por kur vetë merr pronën nga qeveria që drejton s’të hy gjemb në këmbë....

11:02, 02/08/2024
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Normalja sugjeron që Edi dhe Olsi Rama ta gëzojnë e ta trashëgojnë tokën në Vuno që u takon si trashëgimi nga mamaja.

Po e njëjta normale sugjeron që edhe Jamarbër Malltezi dhe vëllezërit Bektashi duhet ta gëzojnë e ta trashëgojnë pronën e tyre që edhe e kanë zhvilluar tek ish klubi Partizani.

Kryeministrat Berisha e Rama, po sipas të njëjtës normale nuk kanë përse të japin llogari, aq më tepër penale, pse pronarët marrin pronat e tyre. E vetmja llogari që ata duhet të japin është llogaria për pronarët që nuk i morën e s’po i marrin ende.

Lajmi lind kur kjo logjikë normale shkërmoqet. Dmth kur prona e atij tjetrit quhet pastrim parash e korrupsion, lëshohen madje edhe urdhër arreste, ndërkohë që vetë merr pronën nga qeveria që drejton vetë pa asnjë gjemb në këmbë....

Tani, ose normalja vlen dhe duhet garantuar, ose jonormalja duhet të jetë e barabartë për të gjithë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco