VIDEO/ Shehaj: Ahmetaj nuk hetohet për inceneratorët, e gjitha nisi pas sekuestrimit të kompjuterit të Zotos

21:45, 01/08/2024
A+ Aa A-

Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj, gjatë bisedës në studion e ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI  TV, ka folur në lidhje me intervistën e ish-numri dy të qeverisë së Edi Ramës, Arben Ahmetaj dhe dekalratat e tij.

Shehaj deklaroi se, Arben Ahmetja nuk po hetohet për inceneratorët. Sipas saj, gjithçka ka nisur pasi në kompjuterin e Klodian Zotos, janë gjetur biletat e udhëtimit të ish-zv/kryeministrit të Shqipërisë.

‘Njeriu me të cilin kam pasur kam pasur konfliktin më të mëdh profesional është Arben Ahmetaj. Mua drejtësinë nuk e pres të ma bëjë Arben Ahmetaj, sepse ne flasim sikur ai të jetë këtu, ti thotë të gjitha dhe atëherë të kujtohet SPAK. Drejtësinë në këtë vend e bën SPAK.

Të flasim pak çfarë ka ndodhur me rastin Ahmetaj dhe me rastet e tjera, dhe ta them edhe ty, se ku del Bllako, se si ka kompani që janë menaxhuar nga këta që kanë letra dhe akte noteriale, dhe që kanë regjistruar edhe kompani të lidhura me farmaceutikën, në Mal të Zi.

Ka pasur dhe gazetarë malazez që kanë ardhur dhe janë interesuar, vetëm SPAK nuk i di këto. Me noter shqiptarë janë bërë të gjitha deklaratat.

Edhe kur ka udhëtuar Alqi Bllako me Mirelin, të hapin letrat. Dhe këtë ska bërë asgjë. Familja e Alqit është në rregull, familja e Lefter Kokës po të kesh lexuar dosjen është në veprime aktive. Unë skam dashur të merrem me familjen e tij.

Është gruaja dhe djali, që më kërcënonte nëpër Instagramra pas emisionit të Fevziut edhe pse kam bërë kallëxim, prokuroria nuk ka bërë asgjë.

Vetëm gratë e Ben Ahmetaj, dolën pastruese lekësh.

Arben Ahmetaj nuk ka asnjë akuzë, për asnjë incenerator. E gjitha ka nisur vetëm për shkak të emaileve dhe biletave që u gjetën në shtëpinë e Klodian Zotos, edhe pse nuk e di vërtetë nëse janë gjetur në shtëpinë e Zotos, sepse nuk besoj se në këtë kompjute të kenë qenë vetëm biletat e Ahmetaj’, - tha Brisida Shehaj gjatë bisedës në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco