VIDEO/ Këlliçi: SPAK funksionon me urdhër politik nga Rama, të tjerë po bëjnë burgun për shefat

21:24, 01/08/2024
A+ Aa A-

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi gjatë debatit në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, është shprehur se intervista e dyte e z.Ahmetaj ishte një intervistë shumë herë më e fortë se intervista e parë, pasi flet për skandale konkrete, rikthen vëmëndje faktin që Erjon Veliaj dhe Edi Rama janë pronarët e inceneratorit të Tiranës, dhe janë pikërisht ato njerëzit që menaxhojnë inceneratorin e Tiranës.

Këlliçi gjithashtu u shpreh se SPAK funksionon me urdhër politik nga Rama, dhe se të tjerë po bëjnë burgun për shefat.

'Edi Ramën padiskutim do e rrëzojë opozita, më saktë do e rrëzojë partia demokratike duke e paketuar sebashku me ushtarin e tij në bashkinë e Tiranës, Erjon Veliajn, por ajo që Arben Ahmetaj po thotë disa të vërteta të mëdha ajo është fakt i pamohueshëm dhe ktu ju keni një mëritë të jashtëzakonshme pikë së pari si në media dhe ju si gazetar që keni marrë këtë dëshmi.

Kjo është një intervistë shumë herë më e fortë se intervista e parë , flet për skandale konkrete, rikthen vëmëndje faktin që Erjon Veliaj dhe Edi Rama janë pronarët e ineneratorit të Tiranës, janë njerëz që menaxhojnë inceneratorin e Tiranës, dhe që kjo aferë do të tejkalojë 700 milion euro, flet për mega skandalin e tynelit ne jug i cili në fakt është një aferë skandaloze, për herë të parë ka folur Klod Tomorri për këtë aferë që tregon se janë rritur fiktivisht kostot me 50 milion euro dhe këto 50 milionë euro kanë avulluar, dhe kjo faturë i përket Belinda Ballukut, i përket ministrisë së infrastrukturës.

Kërkuam informacion nga SPAK dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje . Sot ne flasim kanë kaluar 4 vite , për incerenatorin e Tiranës , mesa duket SPAK ka si target të godasë vetëm zyrtarë të nivelit të dytë dhe të nivelit të tretë.

Në momentin që SPAK u ngrit, u ngrit për të  goditur korrupsionin në nivele të larta , problemi është që sot, SPAK , ne gjykimin tim është duke bërë detyrat e shtepisë për ca i kërkon qeveria, Edi Rama. Goditen disa zyrtarë te bashkisë disa drejtorë nepër ministri dhe as kryeministri nuk di gje ca ndodh as kryetari i bashkisë por fajin e kanë disa specialiste, shefa sektori e zyrtarë të shtetit të cilët po bëjnë burgun për shefat.

 

SPAK duhet të kishtë bërë gjithçka për ti marrë dëshminë dhe për ta kthyer në bashkpunëtor të drejtësisë Ahmetajn, po për sa kohe këta funksionojnë me urdhër politik nga Rama, Ben Ahmetaj me shumë besim ka tek media e gazetarët sesa tek drejtësia e re’ - u shpreh më tej Këlliçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco