Berisha: Maduro i Tiranës po pret të përsërisë skenarin e Venezuelës, por ne nuk do e lejojmë! Të marrim fatin në duart tona

Berisha: Maduro i Tiranës po pret të përsërisë skenarin e Venezuelës, por ne nuk do e lejojmë! Të marrim fatin në duart tona

20:43, 01/08/2024
A+ Aa A-

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se të mos lëmë fatin tonë në duart e një plaçkitësi, në duart e një antishqiptari, në duart e një njeriu që nuk ka komb, nuk ka atdhe, nuk ka nder, nuk ka dinjitet, nuk ka moral, por të marrim fatin në duart tona.

Fjala:

Ndaj dhe unë përsëris thirrjen time për çdo qytetar shqiptar, të mos lëmë fatin tonë në duart e një plaçkitësi, në duart e një antishqiptari, në duart e një njeriu që nuk ka komb, nuk ka atdhe, nuk ka nder, nuk ka dinjitet, nuk ka moral, por të marrim fatin në duart tona.

Maduro i Tiranës po pret të përsërisë skenarin e Maduros së Venezuelës.

Por guximi, nderi dhe dinjiteti ynë na fton të gjithëve në betejë për sakrifica.

Për krijimin e qeverisë teknike.

Për zgjedhje të lira.

Për ndryshimin e pushtetit.

Fitoren e opozitës.

Ndaj dhe ju ftoj të mobilizojmë çdo forcë, të bisedojmë me çdo qytetar, të bëjmë gjithçka për të pushtuar mendjen dhe zemrat e qytetarëve shqiptarë.

Për të dalë në një betejë pa kthim dhe pa ndalim.

Betejë pa ndalim gjer në fitoren përfundimtare të PD-së, opozitës dhe të qytetarëve shqiptarë.

Betejë e kombit shqiptar.

Fitoren e tij, fitoren e Shqipërisë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco