Berisha: Rama dhe Veliaj kalojnë çdo vit 24 milionë euro në kompaninë e tyre, por ky nuk është korrupsion për Dumanin e tyre

Berisha: Rama dhe Veliaj kalojnë çdo vit 24 milionë euro në kompaninë e tyre, por ky nuk është korrupsion për Dumanin e tyre

20:29, 01/08/2024
A+ Aa A-

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se Edi Rama, sapo u bë kryeministër, u akuzua nga OSBE në raportin konfidencial se ka depozituar në kontot offshore 200 milionë euro.

Berisha ka theksuar se kreu i SPAK Dumani, i cili sipas tij është kriminel më i lig se Nuredini, e ka shpallur krim intelektual vjedhjen e shekullit.

Fjala:

Edi Rama, sapo u bë kryeministër, u akuzua jo nga Sali Berisha, por u akuzua nga OSBE në raportin konfidencial se ka depozituar në kontot offshore 200 milionë euro.

Edi Rama është mitra që pjell çdo minutë, çdo orë, çdo ditë korrupsion, vjedhje, vjedhje, korrupsion.

Është ai me Erion Veliajn pronari i vjedhjes së shekullit.

Është ai që firmosi dhe i dha 8 pikë kompanisë që nuk ekzistonte, sepse ishte kompania Rama-Veliaj.

Është ai miqtë e mi që nuk lejon konfiskimin e saj, por edhe pse pas shtatë vitesh nuk ekziston nam as nishan i këtij djegësi, dhe janë shpenzuar gjer sot 130 milionë euro, përsëri çdo vit kalojnë nga paratë e taksapaguesve në ndërmarrjen Rama-Veliaj 24 milionë euro.

Sepse Dumani, ky bastard kriminel më i lig se Nuredini, e ka shpallur krim intelektual vjedhjen e shekullit.

Paçka se aty o kriminel 10 herë më i poshtër se Nuredini, që nuk sheh firmat e Edi Ramës, firmat e Erion Veliajt, 8 përqindëshin e kompanisë dhe që lejon të paguhet çdo vit e të mos hidhet një tullë.

Miqtë e mi, është Edi Rama gjeneratori, është mitra që mbjell çdo minutë, çdo ditë vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje.

Është Edi Rama ai që i dërgoi me Duçkën e tij 225 mijë euro McGonigalit, por kjo nuk është korrupsion, as krim për Dumanin e tij, një lake i marrë peng për krimet e veta.

Që vetëm në vitin 2016 kishte deklaruar tre apartamente me rrogë shteti, të cilat jo tre, po as dy nuk ka shqiptar që mund t’i sigurojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco