Muçollari: AKU fsheh njoftimet nga Italia për mocarelën e skaduar dhe të bardhën e vezës me salmonele

10:19, 01/08/2024
A+ Aa A-

Anëtari i kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka vazhduar me denoncimet ndaj AKU-së për fshehje të njoftimeve nga vendet e BE-së në lidhje me ushqimet dhe produktet që futen në Shqipëri.

Në denoncimin e sotëm, Muçollari ka publikuar dy dokumente ku Italia ka njoftuar Shqipërinë për një sasi mocarele me datë skandence të falsifikuar dhe të bardhë të vezës që dyshohej me përmbajtje salmonele.

Deklarata e anëtarit të kryesisë së PD, Grigels Muçollari:

Kjo agjencia qeveritare këtu, AKU, ka detyrimin ligjor, ka fondet dhe stafin për të mbrojtur qytetarët, për të ofruar sigurinë ushqimore.

Në vijimësi kemi treguar se kjo agjenci nuk e bën detyrën, nuk ofron siguri ushqimore, nuk i mbron qytetarët.

Ky dështim është me pasoja mjaft të rënda, dramatike në shëndetin dhe jetën e njerëzve.

Pas denoncimit me histori konkrete për produkte të rrezikshme në treg, AKU reagoi më në fund, por duke konfirmuar në thelb shqetësimin tonë.

AKU pranoi se biskota me copëza metali dhe domate me nivel të lartë pesticidesh kane hyrë në shkurt të këtij viti, por ajo, pra AKU thjesht nuk i ka gjetur.

Agjencia qeveritare pohoi vetë se nuk e ka kryer detyrën.

Do ju paraqesim sot dy dokumente te tjera, dy raste të tjera, kur Italia ka lajmëruar për rrezikun e këtyre produkteve të cilët kanë hyrë në tregjet tona.

Rasti i parë, ka të bëjë me një produkt me të bardhën e vezës. Alerti vjen nga shteti fqinj për përmbajtje salmonele. Ka ardhur njoftimi me 29 maj.

Image

AKU do të duhej të kishte reaguar menjëherë, të bënte komunikim efikas me publikun, qytetarët të ndërgjegjësoheshin e të mos blinin.

AKU nuk e ka kryer detyrën. Ka një njoftim gjysmak në faqen e saj, në muajin qershor. Pse AKU nuk e ka kryer lajmërimin menjëherë pasi autoritetet italiane kanë lajmëruar?

Kemi këtë rastin tjetër, që lidhet me një sasi mocarele që ka hyrë nga Italia. Po Italia, njofton për rrezikun e skadencës, pasi mund të kishte një gabim me datat. Alerti ka ardhur me datën 21 maj.

Image

AKU sërish nuk e ka kryer detyrën. Ka reaguar muajin tjetër, në faqen e saj, me siguri pasi produkti është shitur.

Pse vallë AKU, nuk reagon menjëherë pasi vjen sinjali?

Pse nuk ndërgjegjëson masivisht publikun?

Pse nuk sekuestron menjëherë produktin?

Pse i jep kohë tregtarëve që të shesin mallin me rrezik?

A është kjo një vonesë e qëllimshme që lidhet me përfitime?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco