‘Ministri i Brendshëm më shpejt do të shkojë te zyrat e SPAK se në zyrat e Ministrisë së Brendshme’

‘Ministri i Brendshëm më shpejt do të shkojë te zyrat e SPAK se në zyrat e Ministrisë së Brendshme’

09:56, 01/08/2024
A+ Aa A-

Nga Faik Basha

Të nderuar Qytetarë,

Në vijim të komunikimit të mëparshëm përmes të cilit ju infomova se “Ministri i Brendshëm më shpejt do të shkojë te zyrat e SPAK se në zyrat e Ministrisë së Brendshme” dua tju bëj me dije se si Ministri i Brendshëm, i sapo emëruar në detyrë (me gjasme Teknik e me ecuri në karrierë) në fakt si shumë të tjerë drejtues të maxhorancës, po hetohet nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë si i dyshuar se ka shpërdoruar detyrën e Kryeinspektorit të IKMT-së nën ushtrimin e ndikimit të paligjshëm nga grupe të njohura kriminale në Shkodër.

Rasti në fakt i njohur mediatikisht dhe referuar procedimit penal të regjistruar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në menyrë të përmbledhur ka përmbajtjen si me poshtë:

Drejtues të strukturave të IKMT-së në ushtrim të funksioneve e përgjegjësive në muajin tetor 2023 kanë prishur një objekt që po ndërtohej në mënyrë të kundërligjshme e duke sfiduar ditën për diell autoritetet ligjzbatuese në zonën me rëndësi kombëtare Shirok-Shkodër rreth 700 meter katror ndertim. Prishja e ketij objekti është shoqëruar me frikën që ka tashme cdo punonjës i administratës nga hakmarrja e grupeve kriminale.

E në fakt ashtu siç stafi që ndërhyri në këtë objekt kishte frikë, ashtu ju ndodhi, sapo Z.Ervin Hoxha mori detyrën e Kryeinspektorit të IKMT-së në kundërshtim me të gjitha normat dhe aktet ligjore shkarkon nga detyra brenda një dite të gjithë grupin që kishte ndërhyrë në këtë objekt e konkretisht shkarkon:

[❎] Drejtorin e Drejtorisë së Zbatimit të Vendimeve, [❎] Përgjegjësin e Sektorit që Kishte ndërhyrë në objekt.

[❎] Përgjegjesin e sektorit që të inspektimit të produkteve të ndertimi që kishte tentuar të identifikonte subjektet që kishin dërguar beton në këtë ndërtim të paligjshëm.

[❎] Drejtorin e Drejtorisë Juridike që kishte konkluduar me vendim për prishje objekti.

Në fakt referuar dosjes penale në ngarkim të Ministrit të Brendshëm të sapo propozuar Z.Ervin Hoxha shkarkimi nga detyra këtyre punonjësve ju është komunikuar më parë nga ndërtuesit e kundërligjshëm me SMS, e më pas Z.Ervin Hoxha në koherencë me këto grupe kriminale ka nxjerrë urdhërat e shkarkimit.

Punonjësit në fakt me një kallëzim të mirëarsyetuar, të argumentuar, duke e bazuar në prova e në fakte i janë Drejtuar SPAK-ut me kallëzim penal duke e akuzuar drejtpërdrejt Ministrin e sapo emëruar Z.Ervin Hoxha se është nën ndikimin e paligjshëm të grupeve kriminale në Shkodër - kallëzim i cili i është përcjellë nga SPAK Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë me shënimin që duhet të hetohet pasi ka të dhëna të mjaftueshme për shpërdorim detyre nga Z.Ervin Hoxha.

Të nderuar qytetarë , pra është krejt e qartë së Ministri i Brendshëm i sapo emëruar është në hetim dhe është skllav i grupeve kriminale, ka të provuar dhe të dokumentuar se nën ndikimin e paligjshëm shkarkon nga detyra këdo që guxon të luftojë paligjshmëritë.

SPAK-u duhet të marë menjëherë në verifikim këtë hetim e proçedim penal në ngarkim të Z,Ervin Hoxha që po kryhet nga prokurori Z.Platin Aliçka.

Të verifikojë se kush janë arsyet se përse para dy javësh Z.Ervin Hoxha ka qënë në ambientet e SPAK-ut pasi dhe aty ka një tjetër hetim në ngarkim të tij.

Me këtë ministër është krejt e qartë se qeverisë i shtohet një tjetër përfaqësues i krimit të organizuar e në rastin konkret ky tashmë është nën hetim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco