Berisha: Ditën e enjten të gjithë te bashkia për të nxjerrë nga zverku dhe varur në shtyllën e turpit Erion Veliajn

Berisha: Ditën e enjten të gjithë te bashkia për të nxjerrë nga zverku dhe varur në shtyllën e turpit Erion Veliajn

20:46, 31/07/2024
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha theksoi se Venezuela është shembulli që duhet të ndjekim, sepse fillimisht përmbyset diktatori dhe më pas shkohet në zgjedhje.

 Më tej Berisha në tubimin te ‘Rruga e Shpresës’, u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen nesër në protestën e opozitës te bashkia.

'Miqtë e mi, Edi Rama është i tronditur gjer në palcë.
Rilindja është një stan banditësh, kaçakësh, kriminelësh, hajdutësh që me sulmin tonë të parë do t’ia mbathin.
Ndaj dhe qytetarë dhe qytetare, Venezuela është shembulli që na fton.
Nuk shkohet në zgjedhje me diktatorin.
Përmbyset diktatori dhe shkohet në zgjedhje.
Rrofshi ju!
Ditën e enjten të gjithë te bashkia për të nxjerrë nga zverku dhe varur në shtyllën e turpit Erion Veliajn.
Fitore, fitore, fitore.
Rroftë Shqipëria!'- u shpreh lideri i opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco