Berisha: Zjarret që po djegin pyjet kanë 2 qëllime, ndërtimet e mafies dhe plantacionet e drogës për vota

Berisha: Zjarret që po djegin pyjet kanë 2 qëllime, ndërtimet e mafies dhe plantacionet e drogës për vota

20:29, 31/07/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar drejtuesit lokalë dhe ata qëndror të mazhorancës socialiste se me zjarret që po djegin kodrat, pyjet, zonat e mbrojtura, kanë për qëllim ndërtimet e mafias dhe plantacionet e drogës.

‘Njëlloj siç shpërthyen në vitin 2015, në vitin 2020, në çdo viti paraelektoral Edi Rama përgatit tokën e djegur që i përshtatet shumë bimës së kanabisit për plantacionet e drogës, për të shndërruar drogën në votë dhe votën në krim’, u shpreh Berisha në fjalën e tij gjatë protestës maratonë në ‘Rrugën e Shpresës’.

Berisha: Miqtë e mi, këto dy javë, nga thellësitë e maleve, nga jugu në veri, në bregdet dhe kudo kanë shpërthyer qindra vatra zjarri.

Njëlloj siç shpërthyen në vitin 2015, në vitin 2020, në çdo viti paraelektoral Edi Rama përgatit tokën e djegur që i përshtatet shumë bimës së kanabisit për plantacionet e drogës, për të shndërruar drogën në votë dhe votën në krim.

Zjarret që po djegin kodrat, pyjet, zonat e mbrojtura, kanë dy qëllime: ndërtimet e mafies, plantacionet e drogës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco