Berisha: Rasti i Venezuelës, një mësim i madh për çdo shqiptar se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje

Berisha: Rasti i Venezuelës, një mësim i madh për çdo shqiptar se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje

20:22, 31/07/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka sjellë si shembull rastin e Venezuelës, që sipas tij duhet të jetë një mësim i madh për çdo shqiptar se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje.

‘Ky mësim i Venezuelës duhet të jetë një mësim i madh për çdo shqiptar, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje ndaj dhe të gjithë në këmbë në betejën vendimtare për qeveri teknike, zgjedhje të lira dhe fitoren e opozitës’, u shpreh Berisha në tubimin qytetar te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve, misionareve dhe misionarëve të kauzës së drejtë të shqiptarëve.

Kauzës së lirisë dhe dinjitetit, votës së lirë, interesit kombëtar.

Të dashur miq, ne vijmë në prag të betejës së madhe, në prag të betejës vendimtare, të betejës shpëtimtare për Shqipërinë, për qytetarin, për kombin në tërësi.

Këto ditë, të gjithë kemi ndjekur betejën e demokratëve të Venezuelës, që mbushën me guxim dhe heroizëm rrugët e Karakasit dhe qyteteve të tjera sepse fituan zgjedhjet, por Edi Rama i Venezuelës ua rrëmbeu ato, ua vodhi ato.

Duke shprehur mbështetjen e plotë dhe solidaritetin e madh të PD për presidentin e vërtetë të Venezuelës, Eduardo Gonzales që u zgjodh me votën e qytetarëve.

Duke dënuar me forcën më të madhe diktatorin Maduro, këtë pasardhës të Hugo Çavez, ftoj çdo shqiptar të nxjerrë mësime nga fati i demokratëve të Venezuelës.

Me dhjetëra dhe qindra herë kam deklaruar këtu para jush dhe shqiptarëve, me Edi Ramën zgjedhje të lira nuk ka.

Me Edi Ramën ka vjedhje të votës, vjedhje të votës, rrëmbim të mandateve dhe fitores.

Të shkosh me Edi Ramën në zgjedhje, do të thotë të përsërisësh gabimin e rëndë të opozitës së Venezuelës, e cila për të satën herë fiton zgjedhjet, por më parë diktatori Çavez dhe tani diktatori Maduro iu grabisin fitoren, iu grabisin zgjedhjet.

Ky mësim i Venezuelës duhet të jetë një mësim i madh për çdo shqiptar, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje ndaj dhe të gjithë në këmbë në betejën vendimtare për qeveri teknike, zgjedhje të lira dhe fitoren e opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco