Përplasje Kurti-Osmani? Kryeministri sqaron pse mungoi në tryezën e thirrur nga Presidentja

Përplasje Kurti-Osmani? Kryeministri sqaron pse mungoi në tryezën e thirrur nga Presidentja

15:42, 31/07/2024
A+ Aa A-

Albin Kurti mungoi në tryezën me krerët e partive politike të thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani, ku u diskutuan propozime për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja parlamentare.

Liderët e partive opozitare ishin të gjithë të pranishëm, por nga Lëvizja Vetëvendosje edhe pse ishte konfirmuar pjesëmarrja, nuk u pa në tryezë asnjë përfaqësues.

Pas përfundimit të takimit, Presidentja Osmani sqaroi se ishte ajo që refuzoi propozimin që në këtë takim të merrte pjesë nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, pasi tryeza ishte në nivel kryetarësh.

Po ashtu, Osmani nuk kurseu një thumb në distancë për Albin Kurtin kur i kërkoi gazetarëve që të shkojnë në zyrën e tij për ta pyetur se përse nuk u gjend sot në tryezën e liderëve politikë.

Sqarimi i Presidentes në konferencën për mediat duket se ka shtyrë Kryeministrinë të dalë dhe të shuajë zërat për përplasje mes institucioneve. Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu ka sqaruar se gjatë intervalit kohor të mbledhjes së ftuar nga Presidentja, Kurti po merrte pjesë në një drekë me 21 ambasadorë të akredituar në Kosovë, ku ishte i ftuar si mysafir nderi.

“Dreka është caktuar me 10 korrik. Konfirmimi nga ana e kryeministrit për këtë drekë është bërë para tre jave”, shpjegon më tej Kryeziu.

Në vijim ai thekson se Kurti është i gatshëm të marrë pjesë në çdo takim të ardhshëm në një ditë dhe orë të përshtatshme, ndërsa shpreh rezerva për vendimin e Osmanit për të mos pranuar Konjufcën si përfaqësues i Vetëvendosjes me delegim nga kryeministri.

“Në pamundësi për të marrë pjesë në orarin e propozuar, kryeministri Kurti ka sugjeruar që LV të përfaqësohet nga nënkryetari i parë i saj, Glauk Konjufca. Gjë që konsiderojmë që do të duhej të ishte e pranueshme.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco