Meta: Pensionistët përballen me kosto marramendëse të jetesës

Meta: Pensionistët përballen me kosto marramendëse të jetesës

15:37, 31/07/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagoi sot për situatën e pensioneve në vend. Në një konferencë për mediet, Meta denoncoi atë që e cilësoi gjendje tepër të rëndë e të diskriminuar të pensionistëve tanë.

Meta theksoi se, pensionistët janë më të keqtrajtuarit, edhe pse kanë kontribuar për dekada të tëra. Sipas tij, ata po përballen sot, me një masë ekstrem të uljes së pensionit, dhe me një kosto marramëndëse të lartë të jetesës.

Meta u shpreh se PL do të bëjë mbulimin e plotë financiar të  gjitha barnave, që përdoren nga pensionistët dhe të përshkruara me recetë mjekësore si dhe mbulimin e të gjitha shërbimeve mjekësore dhe të infermerisë në banesë për  pensionistët me probleme shëndetësore.

Meta u shpreh se PL do të mundësojë sigurimin pa pagesë të materialeve mjekësore të trajtimit të pacientevë pensionistë në banesë, si dhe të artikujve mjekësore(paterica, karroca, shtretër ortopedike), që mundesojnë lëvizjen dhe garantojnë pavarësimin e pensionistëve dhe zbatimin e detyruar të protokolleve të geriatrisë në qendrat shëndetësore për pacientet pensionistë.

“Partia e Lirisë në qeverisje do të bëjë indeksimin e plotë të masës së pensioneve, duke e llogaritur indeksimin mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimorë Indeksimin e shpeshtë brenda vitit të masës së pensioneve, në rastet e krizave, apo pandemive për shkak të rritjes së shpejtë të çmimeve si dhe do të bëjë rritjen e pensioneve me nivelin e rritjes reale ekonomike, për ta bërë rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse”, tha Meta.

Për situatën e zjarreve, Meta tha se, “prej 2 ditësh digjet Shëngjini. Është një gjë skandaloze. Sot paradite u dogj një biznes shumë i rëndësishëm në Vorë. Djegie kudo! Këta që jo vetëm reagojnë me shumë vonesë, por dhe kur reagojnë apo jo, dërgojnë disa ushtarë atje me lopata, thjesht për të treguar se gjoja po bëjnë diçka”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco