Kristaq Kiço zëvendëson Tavon, komandohet në krye të Prefekturës së Vlorës

Kristaq Kiço zëvendëson Tavon, komandohet në krye të Prefekturës së Vlorës

15:02, 31/07/2024
A+ Aa A-

Kristaq Kiço komandohet prefekti i ri i Vlorës.

Vendimi ka ardhur pas largimit të Vangjel Tavos, i cili kandidon në zgjedhjet e 4 gushtit për Bashkinë e Himarës. Kryeministri Rama vendosi të komandojë Kiçon, në krye të Prefekturës së Vlorës, pas dorëheqjes së Tavos.

Në rolin e tij të ri si prefekt i Qarkut të Vlorës, Kristaq Kiço do të mbikëqyrë dhe koordinojë funksionimin e administratës qendrore në nivel qarku, mbikëqyrjen e zbatimit të politikave qendrore, përmirësimin e shërbimeve publike dhe mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe social të rajonit.

Kiço do të luajë gjithashtu një rol kyç në menaxhimin e krizave dhe emergjencave.

Kristaq Kiço, kryetar i Partisë së minioritetit Grek, MEGA, më herët ka mbajtur postin e nënprefektit të Sarandës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco