Mamica i ‘betohet’ Linditës se do të ndjekë me përpikmëri rrugën e saj në…

Mamica i ‘betohet’ Linditës se do të ndjekë me përpikmëri rrugën e saj në…

14:20, 31/07/2024
A+ Aa A-

Lindita Nikolla lajmëroi tërheqjen nga detyra e kryeparlamentares në mënyrë të beftë dhe me arsye të dyshimta për problem shëndetësore.

Përtej arsyeve reale që mund ta kenë çuar atë drejt dorëheqjes, Lindita Nikolla do të mbahet mend për drejtimin skandaloz të Parlamentit të republikës duke u bindur në mënyrë të verbër ndaj Edi Ramës dhe duke mos mundur për asnjë moment të ruajë një ekuilibër sado minimal për të garantuar të drejtat e pakicës në Kuvendin e Shqipërisë.

Ashtu siç pritej, Rama ka graduar mamicën tashmë në krye të Parlamentit. Kjo e fundit e ka nisur detyrën me vrull dhe duke premtuar se do të ndjekë linjën e Nikollës, gjë të cilën e shpreh edhe në takimin e marrjes së zyrës nga ish-kryeparlamentarja.

Elisa Spiropali u emërua të hënën e 29 korrikut në kryesinë e organit parlamentar, pasi u propozua në Kongresin e PS-së nga kryeministri Edi Rama.

Lajmin e takimit me ish-en e ka bërë të ditur vetë Spiropali përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, e cila ka zbuluar edhe detaje nga takimi në zyrën e Nikollës.

Ajo që bie në sy është vlerësimi për Linditën, i cili ngjan edhe si një formë premtimi se Spiropali do vijojë më tej rrugën nën shembullin e mirë të Linditës, thotë ajo në rrjetin social Facebook.

“Me kolegen e nderuar dhe miken e dashur, Lindita Nikolla. Me mirënjohje për punën dhe shembullin në drejtimin me urtësi, integritet dhe kompetencë të lartë të Kuvendit të Shqipërisë!

E dashur Lindita, Ju uroj gjithë të mirat dhe përvoja juaj do të jetë një referencë e rëndësishme për mua!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco