Kapja e plotë e SPAK/ Si i kaluan filtrat e vettingut Maksuti dhe Jella për t'iu bërë krahë afërmendshit të Ramës në prokurori, Altin Dumanit

Kapja e plotë e SPAK/ Si i kaluan filtrat e vettingut Maksuti dhe Jella për t'iu bërë krahë afërmendshit të Ramës në prokurori, Altin Dumanit

13:53, 31/07/2024
A+ Aa A-

Me emërimin e Anila Jellës si prokurorë e SPAK dhe Bledar Maksutit, është vërtetuar edhe njëherë katërcipërisht se Altin Dumani është totalisht në shërbim të Ramës dhe si i tillë merr rekomandime nga ai se kush duhet e kush jo prokuror në SPAK.

Afërmendshi i kryeministrit, i cili në belbëzimet e tij publike thotë se nuk i ndikon dot prokurorët apo organe e tjera vendimmarrëse të drejtësisë, na del se jo vetëm i kontrollon, por shkel çdo normë e ligj kur vjen fjala për të zbatuar urdhërat e bosit të tij, Rama.

Njësoj si me gjykatat, që afërmendsh vedosin siç u thotë Dumani, edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë i është bindur kreut të SPAK dhe ka votuar për Jellën e Maksutin si prokurorë.

Por pas katapultimit të Olsi Dados dhe skualifikimit në mënyrë të dyshimtë të Ndini Tavanit, Altin Dumani ka afruar dy njerëz të tij, Bledar Maksuti dhe Anila Jella të zgjedhur sot si prokurorë të SPAK në mënyrë të paligjshme, thjeshtë dhe vetëm përmes kulisash brenda drejtësisë se re.

Jella dhe Maksuti morën votat nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në një proces të cilësuar skandaloz.

Po si u shkarkua Maksuti dhe u rikthye prap në sistem dhe si u kërkua shkarkimi i Jellës dhe nuk u lejua nga shërbëtorët e Ramës.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra Bledar Maksutin: Prokurori dhe pedagogu Maksuti u shkarkua nga detyra më 16 prill 2021. Sipas vendimit të arsyetuar të KPK-së, Maksuti u ndëshkua për deklarim të pasaktë, të paplotë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë, kursimeve dhe të ardhurave të krijuara kryesisht prej babait të tij të ndjerë, i cili kishte punuar si avokat dhe noter pas viteve '90.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Anila Jellën, por ajo i shpëtoi shkarkimit pasi siç duket gardianët e kryeministrit u treguan vigjilentë dhe e parandaluan në kohë shkarkimin e saj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u nda në vlerësimin e ankimit të Komisionerit Publik Darjel Sina, kundër vendimit të Komisionit për konfirmimin në detyrë të drejtueses së Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella.

Prokurorja Jella u konfirmua në detyrë në dhjetor të vitit 2019, por vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, i kërkuan Komisionerit Publik që të apelojë çështjen me arsyetimin se ajo duhej të shkarkohej për mangësi në deklarimin e pasurisë dhe probleme të profesionalizmit.

Në të dyja rastet njerëzit e Edi Ramës, që shërbejnë si filtra nëpër insitucionet e drejtësisë për të shkarkuar apo emëruar atë që do ‘bosi’, rikthyen në dëtyrë Maksutin dhe nuk lejuan shkarkimin e Jellës, të dyja ishin kërkesë për shkarkime të ONM, insitucion kushtetues i drejtësisë së re.

Por shërbëtorja e kryeministrit, ish-prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, është përherë vigjilente për të respektuar porositë e ‘bosit’.

Si kryesuese e Kolegjit, Ina Rama dhe anëtarët Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo i kanë vlerësuar të pabazuara shkaqet e ngritua nga Komisioneri Publik për rastet e Maksutit dhe Jellës, ashtu siç në fakt kanë bërë më çdo emër tjetër të padëshiruar dhe të pakapur nga Rama dhe kanë prishur vendimet duke mos lejuar shkarkimin dhe rikthyer në detyrë Maksutin.

Me emërimet e sotme të tyrë si trupë e kryeshërbëtorit të Ramës, Altin Dumanit, plotësohet kështu edhe kapja e plotë e SPAK-ut, dhe ‘afërmendsh’ kjo është drejtësia për të cilën shpësh Edi Rama deklaron në kongreset e Rilindjes se e ka bërë ai dhe jo ndërkombëtarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco