Peka: Intervistën e Ahmetajt në VOA e censuroi Fuga, Dumani apo edhe një mundësi për SPAK?

Peka: Intervistën e Ahmetajt në VOA e censuroi Fuga, Dumani apo edhe një mundësi për SPAK?

13:10, 31/07/2024
A+ Aa A-

Nga Çim Peka

Kur Arben Ahmetaj foli për herë të parë për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, rrjeti publiku amerikan në pronësi të qeverisë së këtij vendi, publikoi një raportim shumë të gjatë rreth saj.

Zëri i Amerikës publikoi më 2 shkurt një artikull të gjatë me titull, ‘Ahmetaj nga arratia akuzon Ramën: Më do kokë turku për të fshehur të vërtetat e inceneratorit të Tiranës’.

Mes të tjerash, në raportimin e Zërit të Amerikës thuhej:

‘Me akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se po tenton ta bëjë kokë turku për të fshehur të vërtetat sipas tij ‘të llahtarshme’ që fshihen pas inceneratorit të Tiranës, e duke drejtuar gishtin dhe ndaj kryebashkiakut të kryeqytetit Erion Veliaj, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë shqiptare, u shfaq për herë të parë publikisht, mbrëmjen e së enjtes, në një intervistë të gjatë në televizionin Syri TV’.

Por ndërkohë këtë të hënë, kur Ahmetaj foli sërish për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, me një breshëri akuzash e denoncimesh shumë më të forta se herën e parë, ai u censurua masivisht nga mediat.

Këtij kori të censurës iu bashkua edhe Zëri i Amerikës.

A iu bashkua VOA numrit të stërmadh të medieve në Shqipëri që dirigjohen nga Fuga i Edi Ramës?

Apo ishte kjo një censurë e nxitur nga Altin Dumani i SPAK-ut?

Fakt është se Zëri i Amerikës zgjodhi të raportojë për zjarret e shumta dhe për shpalljen e garës për portin e ri, njësoj si Karlo Bolino.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco