Syri Tv verifikon denoncimet e Ahmetajt, prova dhe foto për denoncimin

13:01, 31/07/2024
A+ Aa A-

Arben Ahmetaj e cilësoi tunelin e Llogarasë një aferë të pastër korruptive. Ai foli pr një takim në Turqi që i kushtoi xhepave të shqiptarëve mbi 50 milionë euro abuzim. Syri Tv kreu verifikime mbi këtë denoncim, ku rezulton se ka prova konkrete dhe shkresore për ça Ahmetaj deklaron. Syri Tv publikon sot fotot e takimit të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut me drejtuesit e kompanisë turke që përfituan 50 milionë euro pa kryer asnjë punim dhe procedurat tenderuese, që rezultojnë me shkelje të rënda dhe përjashtime të çdo kompanie që paraqiti ofertë më të ulët. 

SYRI TV

Tunelin e Llogarasë, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj e cilësoi një mega aferë korruptive gjatë intervistës së Çim Peka Live, duke folur mbi disa takime në Turqi, që i frynë koston me 50 milionë euro.

Syri Tv ka kryer verifikime për zhvillimet e këtij tenderi, ku rezulton se ka prova konkrete për çka denoncon Arben Ahmetaj dhe protagonist janë pikërisht kryeministri EdI Rama dhe ministrja Belinda Balluku.

Kjo aferë ka ndodhur në vitin 2021, kur nisën edhe procedurat për këtë tunel, ku në tenderin e hapur u paraqitën 6 oferta, por ministria e anuloi atë me arsyetimin se asnjëra nuk ishte e përshtatshme. Ndërsa, kushti i ndërtimit të 8 kilometrave tunel u kufizua në kohë nga 5 vjet që ishte, në 3 vjet. Ky kriter duhej për të nxjerrë jashtë gare, kompanitë e tjera që mund të synonin futjen në tender.

Tenderi u rishpall përsëri, këtë herë në qershor të vitit 2021, ndërsa data e zhvillimit të tij u caktua 28 korriku. Ofertën më të ulët në garë e dha një bashkim kompanish të huaja dhe shqiptare.

JV Concord Engineering and Contracting, Alb Building shpk dhe Alb Star shpk ofruan të ndërtonin tunelin me 15,8 miliardë lekë ose 158 milionë euro. Por oferta e tyre u skualifikua. Ministria e Infrastrukturës zgjodhi si fituese të tenderin një ofertë 12 milionë euro më të shtrenjtë.

Kjo ishte oferta e dy kompanive turke Intekar Yapi Turizm Elektrikdhe ASL Insaatt Taahhut të cilat dhanë një çmim 17 miliardë lekë ose 170 milionë euro për ndërtimin e tunelit. Ky prokurim është kategorizuar me flamur të kuq, për shkak të skualifikimi të të gjithë operatorëve të tjerë, duke ngritur kështu dyshimet e para të abuzimit.

Por duket se Arben AHmetaj është në brendësi të këtij abuzimi, dhe ndarjes së 170 milionë eurove në Ankara.

Syri TV ka mësuar se pak para se të anulohej tenderi I parë dhe të çelej i dyti për ti dhënë kompansië turke këtë fond, Kryeministri EdI Rama, Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe vetë Arben Ahmetaj udhëtuan në Ankara ku u takuan me drejtues të kësaj kompanie, që Arben Ahmetaj e cilëson si vizitë për ndarje të pazarit. Në foto po shikoni pikërisht takimin që Rama e Balluku kishin me drejtues të kësaj kompanie, e cila vetëm disa javë më 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco