SKANDAL/ Tavo pranon se ka transferuar familjarët si zgjedhës në Himarë dhe se po blen vota me legalizimet

12:44, 31/07/2024
A+ Aa A-

Kandidati i Edi Ramës për Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo, e pranoi hapur se ka transferuar familjarët e tij nga Dropulli në Himarë.

Gjatë një interviste për Erla Mëhillin në Euronews Albania, ai tha se i ka transferuar njerëzit e tij për ... të ruajtur votën.

Opozita ka denoncuar Tavon se ka bërë transferime të paligjshme për të manipuluar rezultatin zgjedhor në Himarë.

Por Tavo pranoi gjithashtu gjatë intervistës se po përdoret edhe kadastra me lejet e legalizimeve për të manipuluar votat.

“Brenda dy muaj e pak që ka filluar punë ASHK janë shpërndarë 1226 leje dhe 600 të tjera janë gati për shpërndarje,” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco