Kulisat/ Si po shkelet ligji për të zgjedhur njeriun e Dumanit në SPAK

Kulisat/ Si po shkelet ligji për të zgjedhur njeriun e Dumanit në SPAK

10:56, 31/07/2024
A+ Aa A-

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të gjykojë sot tre emërime të reja prokurorësh në Prokurorinë e Posaçme. Por loja dhe brrylat që kanë filluar prej kohës kanë marrë trajtë të dukshme për të kualifikuar dhe skualifikuar kandidatë, në shkelje të ligjit.

Në dhjetor të vitit të shkuar Këshilli i Lartë i Prokurorisë përzgjodhi mes 8 kandidaturave me pikët më të larta 3 prokurorë që mund të shkonin në SPAK, Anila Jella, Ndini Tavani, dhe Olsi Dado (ky tashmë i komanduar aty). Por që emërimi i tyre të bëhej përfundimtar, duhet që ata të “vetoheshin” nga një komision brenda SPAK-ut, i përbërë nga dy spakistë, dy oficerë dhe një gjyqtare e GJKKO-së. Dhe ky komision, ku SPAK rrezikon që t'i marrë kompetencat KLP, duke u shndërruar në një klub të mbyllur, që përzgjedh vetë anëtarët që do bëhen pjesë e tij, e ka ndryshuar klasifikimin.

Me arsye të pashpjegueshme me transparencë, ai ka quajtur të papërshtatshëm prokurorin Ndini Tavani dhe ka kualifikuar Bledar Maksutin, i afërt me Altin Dumanin. Kjo duket qartë edhe në dokumentin e rendit të ditës të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që Lapsi.al ka arritur ta sigurojë (faksimile poshtë).

Image

Pra sikurse duket nga pika 2 dhe 3 e dokumentit ngjan se vendimi është marrë dhe KLP po mblidhet në shkelje të Kushtetutës dhe kompetencave që i jep ajo, për të noterizuar një vendim të SPAK, i cili përzgjedh në gjirin e tij atë që do vetë.

Kundër këtij vendimi ka bërë një ankim prokurori i skualifikuar nga gara Ndini Tavani, që as nuk është njohur me faktet, as është përballur me to dhe mbi të gjitha nuk i është dhënë e drejta e një procesi të rregullt të ballafaqimit të argumentave. Letrën e që i ky i fundit i ka dërguar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të vetmit organ që ka tagrin të zgjedë prokurorët e SPAK, Lapsi.al e ka lexuar. Ai kërkon pezullimin e procedurës së shpallur dhe të drejtën për tu dëgjuar përpara se të merret një vendim, aq më tepër që vetëm para dy vjetësh ai e ka kaluar sitën e vettingut real. Ai shkruan “…me bindjen se më mirë se unë, është vetë Këshilli ai që do të sigurohet në respektimin e kompetencës së tij kushtetuese dhe aq më tepër, në garantimin e procesit të tij për plotësimin e vendeve vakante të Prokurorisë së Posaçme, kam shpresën se vendimi që do të merret, do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës, ligjin dhe vetë pritshmërinë e publikut për një proces transparent'.

"Projektvendimi i publikuar për mos emërimin tim si prokuror i posaçëm nuk duhet të miratohet, ndërsa procesi do të duhet të plotësojë të gjitha garancitë e përmendura më lart, që do të sigurojnë se vendimi i Këshillit do të merret vetëm pas riparimit të shkeljeve”.

Ai jep argumentat se pse duhet të ndodhë kështu, se KLP, nuk mund t'i rrëmbeet kjo kompetencë, dhe se SPAK nuk mund të kthehet në një organizatë që i zgjedh vetë anëtarët e saj.

Nëse ashtu siç ka nisur një gjë e tillë ndodh, nuk kemi të bëjmë as thjeshtë me shkeljen e të drejtës së një njeriu të vetëm, as me vetë nëpërkëmbjen e KLP-së por me krijimin e precedentit të një mostre që mund të dalë jastë kontrollit.

Nëse nuk është Këshilli i Lartë i Prokurorisë por vetë SPAK-u që skualifikon apo përzgjedh anëtarët e vet, atëhere ky është një hap më tepër në atë që për arsye të tjera kryeministri e etiketonte si rrezikun e republikës së prokurorëve./LAPSI

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco