Shtyhet seanca për Fredi Belerin/ Avokati: Ky është urdhri i Edi Ramës

10:09, 31/07/2024
A+ Aa A-

Seanca gjyqësore për Fredi Belerin, i cili kërkon lirinë me kusht, është shtyrë sërish në Gjykatën e Fierit.

Drejtoria e Burgut të Fierit paraqiti në seancë raportin e sjelljes për Fredi Belerin.

Avokati i Belerit, Eugen Gjyzeli kundërshtoi shtyrjen seancës, duke thënë se është urdhri i kryeministrit Edi Rama që ta mbajnë në qeli.

Në seancë ishte i pranishëm edhe Fredi Beleri, i cili zgjodhi të mos flasë, ndërsa tha vetëm se “nuk kam asgjë për të shtuar”.

Gjyqtari Alfred Konomi kërkoi dhe një raport vlerësimi nga shërbimi i provës. Seanca e radhës u la më 2 shtator ora 10:00.

Kërkesa e Belerit për liri me kusht vjen pas betimit të tij si eurodeputet në Parlamentin Europian.

Beleri shkoi në Strasburg pas lejes 5-ditore që mori nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Ai ndodhet që prej muajit maj të 2023 pas hekurave dhe u dënua me 2 vite për korrupsion zgjedhor në zgjedhjet lokale të 14 majit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco