Vazhdon djegia e një biznesi në Vorë, Meta publikon pamjet dramatike: Thirrje institucioneve, reagoni!

09:56, 31/07/2024
A+ Aa A-

Presidenti i PL, Ilir Meta, i ka bërë thirrje institucioneve shtetërore të reagojnë për problemin e madh që ka shkaktuar zjarri në një biznes në autostradën Tiranë - Durrës. Pasojat e atij zjarri janë të shumëanshme.

"Një dramë e madhe po ndodh në Vorë, vetëm 17 km larg nga qendra e Tiranës, në një prej bizneseve private më të mëdha të zonës, të përfshirë prej orësh nga flakët, që ende nuk janë shuar,  - shkruan Meta krahas pamjeve që publikon.

Dëmi pasuror llogaritet në shifra tepër të larta, ndërkohë që reagimi institucional në mbrojtje të pronës private është pothuajse inekzistent.

Sipas të dhënave paraprake vetëm dy zjarrfikëse po luftojnë për shuarjen e flakëve ndërsa e gjithë Vora është pa drita.

Qëndrimi "duarkryq" është i dënueshëm dhe i papranueshëm! U bëj thirrje të fortë institucioneve shtetërore të reagojnë sa më parë për t'i dhënë zgjidhje të menjëhershme kësaj situate tepër të rëndë dhe me pasoja tepër serioze për mbarë komunitetin e Vorës!" nënvizon Ilir Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco