Bllokuan rrugën Elbasan-Librazhd për padrejtësinë ndaj fshatit, Policia ndalon protestuesit nga Miraka

09:04, 31/07/2024
A+ Aa A-

Dhjetëra banorë protestues të fshatit Mirakë të Librazhdit, që kanë bllokuar mëngjesin e sotëm rrugën nacionale Elbasan-Librazhd, janë shoqëruar për në Komisariatin e Policisë.

Në këtë fshat jetojnë rreth 700 familje, të cilat mbeten të izoluara tashmë pasi  projekti i rrugës nacionale nuk ka parashikuar rrugë dytësore për ta.

Një nga banorët foli i revoltuar për mediat: “Narkopolicia tregon forcën me banorët, duke i shoqëruar që nga lokali. Duhet të ishin këtu kur u bllokua rruga. Nuk merren banorët për të treguar që ne jemi të fortë dhe arrestuam e bëmë punën. Nuk merret tjetri nga lokali dhe po ta shoqërojnë!

Leje për protestën i kanë kërkuar administratorit, kryetarët e fshatrave. Ne jemi banorë dhe na lajmëruan që të protestojmë për të drejtën tonë.  Kemi familje. 700  shtëpië në kët fshat. Si mund t’ua bllokosh rrugën?! Janë të gjithë vendalinj, nuk jemi të huaj, nuk ka të ardhur këtu. nuk jemi nga Pakistani, as nga Irani. Jemi në vendin tonë, kemi të drejtat tona, nuk mund të turret Policia e t’i marrë nga lokali e t’i shoqërojë.”

Protestuesit bllokojnë aksin nacional Elbasan – Librazhd: Duam rrugën për në Mirakë

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco