Osmani sot takon partitë politike për konsultime për zgjedhjet

Osmani sot takon partitë politike për konsultime për zgjedhjet

07:11, 31/07/2024
A+ Aa A-

Prishtinë - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të presë sot në takim liderët e përfaqësuesit e partive politike, lidhur me konsultimin e përbashkët për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme në Republikën e Kosovës.

Të gjitha partitë e ftuara në takim e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

“Përmes kësaj letre, po ju drejtohem lidhur me konsultimin e përbashkët për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme në Republikën e Kosovës. Në pajtim me afatin e përcaktuar në nenin 66 (2) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 5 (2) të Ligjit Nr. 089L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës (“Ligji”), zgjedhjet e rregullta për Kuvend, duhet të mbahen përgjatë periudhës 26 janar - 16 shkurt 2025.

Rrjedhimisht, në pajtim me përcaktimet e Kushtetutës dhe Ligjit, më 26 korrik 2024, fillon zyrtarisht faza brenda së cilës mund të zhvillohen konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Në këtë drejtim, bazuar në kompetencat e mia kushtetuese për shpalljen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ftoheni në takim konsultativ më 31 korrik 2024, në orën 14:00, në Sallën C301, në Ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e Osmanit dërguar partive politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco