Inceneratorët, 5D, Veliaj/ Malltezi: Dumani gënjeu… Nuk ndodhnin këto afera po të mos donte Rama dhe Veliaj

22:36, 30/07/2024
A+ Aa A-

Argita Malltezi është pyetur në A Show në lidhje me aferën korruptive si inceneratori i Tiranës, dosja 5D e Bashkisë Tiranë, si dhe rolin e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Malltezi theksoi se këto afera janë copëzuar nga ana e SPAK dhe se Altin Dumani gënjeu kur tha se nuk ka pasur kallëzim për grup të strukturar criminal në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

Sipas Malltezit, nuk ndodhnin këto afera po të mos donte Rama dhe Veliaj.

Krasta: Mendimi për incineratorët dhe 5D, Veliajn?

Malltezi: Të gjitha aferat janë raste binjake me njëra-tjetrën sesi i ka copëtuar SPAK, duke i ndarë e çuar një pjesë në Prokurorinë e Tiranës, në mënyrë që të zhdukë zinxhirin komandues, nga kreu i procedurës , Rama-Veliaj deri te ky zbatues. Dumani gënjeu për incineratorin kur e pyetën se përse nuk është trajtuar si grup i strukturuar kriminal, tha kështu na ka ardhur. Përsëri gënjeshtër. PD ka bërë 3-4 padi për këtë çështje dhe e ka çuar si grupt të strukturuar criminal. Këto janë tentative për të zhdukur përgjegjësinë e Edi Ramës, nuk ndodhnin këto afera po të mos donte Rama dhe Veliaj. Amnistuan krimin elektoral të dosjes 184 që e dëgjuan të gjithë shqiptarët me zë atë që kishte ndodhur me blerjen e votës, apo 339 të Shijakut. Një gjë e pagjykuar, gjykohet herët apo vonë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco