SYRI TV/ Malltezi akuza kreut të SPAK: Dumani bëri krim me Berishën, arrestimi ishte pa prova

22:33, 30/07/2024
A+ Aa A-

Një ditë pasi tregoi me prova se Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi po mbahen në arrest me urdhër të Edi Ramës për shkak të proceseve politike, Argita Malltezi publikoi të tjera fakte tronditëse nga procesi farsë që po zhvillohet në SPAK ndaj liderit të opozitës dhe dhëndrit të tij. E ftuar në emisionin “A Shou”, të gazetarit Adi Krasta, Argita Malltezi tregoi se SPAK ka shkelur çdo ligj kushtetues dhe moral në procesin ndaj liderit demokrat Sali Berisha. Ajo tregoi për herë të parë, se Prokurorët e SPAK kanë kërcënuar një jurist 25-vjeçare, e cila nuk u ishte përgjigjur në telefon, për t`u paraqitur në prokurorinë e posaçme për të dhënë dëshminë e saj.

'Në cështjen në fjalë, një nga anëtarët e ekipit të prokurorisë, merr në telefon dikë për ta thirrur në prokurori. Nga zyra e shtetit i adresohen këto fjalë: T`i, kur t`i bie unë telefonit e kap telefonit përndryshe vijë të marë aty dhe të tërheq zvarrë. Këtë ia thoshte një vajze 25 vjecare.'

Vajza e liderit të opozitës, akuzoi kreun e SPAK Altin Dumani se ka kryer krim duke mbajtur në burg pa prova Sali Berishën.

 

'Këtë bën SPAKU, këtë firmos Altin Dumani. I merret fryma kur përmendet Sali Berisha. Altin Dumani ka kryer krim. Ajo vajzë që u kërcënua është një jurist që puonte në një zyrë. E morën në telefon dhe i thanë këtë gjë.'

Malltezi demaskoi edhe kreun e SPAK Altin Dumani, i cili pak kohë më parë u shpreh se ndaj Berishës ka nisur hetim pasuror. Argita Malltezi tha se ndaj liderit të opozitës ka katër vite që kryhet hetim pasuror, por deri më tani nuk është gjetur asnjë provë.

'Berisha ka kërkuar vetëm fakte. Dumani mashtroi në mënyrë të paturshme, duke thënë se po bëhet hetim pasuror për Berishën. Hetimi pasuror s`po bëhet tani, ka nisur që në vitin 2022, kur Edi Rama bëri thirrje publike për të hetuar Berishë. Këta kanë hetuar katër vjet për Berishën por skanë nxjerrë asnjë provë. Nuk ka prova.'

Më tej, Malltezi tha se proceset ligjore ndaj Berishës janë sposorizuar nga Geore Soros, për shkak  të qëndrimeve politike që kreu i opozitës shqiptare ka mbajtur ndaj Ballkanit të hapur apo ndryshimit të kufijeve në Kosovë.

'Vendimi i Britansië së madhe plotësoi ato që kishin qenë aludime, që burimet kanë qenë OJQ, burime të sorosit, apo artikuj të mediave, që kanë qenë të sponsoiruzuara nga sorosi. Në vendimin e gjykatës në britanisë së madhe për non gratën, u nxorën këto deklarata, u nxorën deklaratat të lulzim bashës, birnit etj.  Dosja është bërë me lobimin e George sorosit.'

'PD dhe Partia Republikane në SHBA kanë kanale komunikimi. Berisha zgjodhi për të mos lobuar. Vendimi nuk u mor për cështje pasurie, për cështje korrupsioni. Ajo ishte cështje lobimi korruptiv, për shkak të Ballkanit të Hapur, Kufijtë e Kosovës etj.'

Znj.Malltezi akuzoi sistemin gjyqësor, se i ka refuzuar liderit të opozitës edhe kërkesat për të takuar avokatët apo mjekët, duke shkelur jo vetëm ligjet e vendit, por edhe konventat ndërkombëare të të drejtave të njeriut.

'Prokuroria dhe Gjykata kanë shkelur cdo ligj, kanë refuzuar të gjitha shkallët e gjyqësorit, që Berisha dhe Malltezi të takojnë avokatët apo të kryejnë vizita shëndetësore te mjeku.'

Gjatë intervistës së dhënë në emisioni “A Show”, Znj.Malltezi foli edhe për situatën politike në vend, duke u shprehur se opozita duhet të shkundet dhe të dalë në terren për të takuar qytetarët, duke i bindur që Partia Demokartike është shpresë dhe do ta nxjerrë vendin nga gjendja e mjeruar ku e ka zhytur Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco