VIDEO/ Malltezi: PD ka fituar sensin e luftës! Zgjidhja, qeveria teknike. S’ka zgjedhje të lira me Edi Ramën

22:30, 30/07/2024
A+ Aa A-

Argita Malltezi është ndalur te betejat që Partia Demokratike ka zhvilluar gjatë këtyre tre viteve të fundit, duke theksuar se ka fituar sensin e luftës dhe është rienergjizuar.

Në A Show në SYRI TV, Malltezi theksoi se zgjidhja e vetem në situatën në të cilën ndodhet Shqipëria është qeveria teknike dhe se zgjedhje të lira me Edi Ramën nuk ka.

Intervista në studio: 

Krasta: Çfarë mund të ndodhë në këtë parti për të çmontuar këtë system, PD të jetë efektive?

Malltezi: Ata s’kanë ikur se kanë qenë të vjetër, po kanë ikur me votë apo për shkak të procesit, siç ishte rasti i Kolit. Në rastin më ekstrem, çfarë ndodhi me Biden? U zgjodh e iku për shkam të shëndetit jo të moshës. Çfarë po i thonë PD? Partia që cakton dhe injoron votën.

Në thelb të çdo gjëjë është vota. Sali Berisha dha dorëheqjen kur humbi zgjedhjet e s’kishte ndërment të kthehej. Ishte një betejë në të cilën e tërhoqën, nuk zgjodhi të hyjë. E tërhoqën për shkak të qëndrimeve publike që ai mbante, anagzhohej në të gjitha çështjet që  kishin interes publik. A ishte në interesin e shqiptarëve ndërhyrja për kufijtë, Ballkanin e Hapur, ndërhyrje për nëj reformë që ka pësuar metamorfozë, s’ka pësuar reformë sistemi i drejtësisë. 

Këto janë gjëra për të cialt duhet qëndruar.

Sa i përket zgjedhjeve, PD për shkak të këtyre betejave në të cilën është tërhequr ka rifituar sensin e luftës. Fitoret e mundimshme që ka arritur, mendoj se e kanë rienergjizuar, më shumë duhet bërë.

Strukturat duhet ta ndiejnë, të punojnë në mënyrë kapilare me njerëzit për të dhënë shpresën. Gjëja kryesore sot është vrasja e frikës dhe dhënia e shpresës. Pikërisht këtë ka bërë kjo qeveri, ka mbjellë frikë, përmes bandave që dolën në zgjedhje, Shkodër, Durrës, Tiranë dhe kudo, në jug. Ka mbjelë frikë përmes patronazhistëve, që kontrollojnë gjithçka.

Njerëzit tremben për punën e tyre, fëmijët, ndjekjen që u bëjnë në rrjetet sociale. Ka ndodhur ndonjëherë kjo, që të ndiqen njerëzit se çfarë postojnë në rrjetet sociale dhe t’u bëhet presion për këtë gjë.

Zgjidhja, qeveria teknike. S’ka zgjedhje të lira me Edi Ramën. Edhe në diktaturë janë bërë zgjedhje, ne kemi votuar, po guxonte kush që në ato kushte kontrolli të votonte kundër, jo! Qeveria teknike është ajo që do t’i japë mundësi ndoshta njerëzve ta shkundin frikën dhe të dalin të votojnë. Kur janë dhënë emisionet e RAI ka pasur një interes të jashtëzakonshëm, çka tregon se njerëzit i dinë, të gjithë i kemi ditur ato gjëra, s’ishte e re. E re ishte për atë që i thoshte ai që kishte qenë brenda. Njerëzit duan të dëgjojnë se dikush i thotë këto gjëra, sepse kjo u vret frikën. PD duhet t’i ndihmojë të hedhin poshtë frikën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco