Shëngjini digjet, Pjerin Ndreu ‘krihet’ në…

Shëngjini digjet, Pjerin Ndreu ‘krihet’ në…

22:10, 30/07/2024
A+ Aa A-

Territore të ndryshme nga të gjitha anët e Shqipërisë janë përfshirë nga flakët, mirëpo situata e zjarreve në Shëngjin mund të konsiderohet si më problematikja në të gjithë vendin. Zjarri ka nisur që ditën e shtunë, mirëpo era e fortë ka favorizuar flakët të përhapen, duke u bërë kërcënim për bizneset e turistët pasi flakët i janë afruar shumë zonave të banuara ku deri më tani janë djegur biznese e shtëpi, dhe turistët janë evakuuar.

Kurora e Shëngjinit përbën vatrën më të rrezikshme dhe aktive të zjarrit, për shkak të pishave që digjen shpejt dhe flakët mund të përhapen me shpejtësi. 

Mirëpo teksa Shëngjini po lufton me flakët e po përballet me shtëpi e biznese të shkrumbuara, kryebashkiaku, miku i ngushtë i Ramës dhe bandave kriminale të Lezhës ka ikur me pushime jashtë vendit!

Ndëkohë që qytetarëve po u digjen bizneset e vatrat, Pjerin Ndreu, kryetari i bashkisë së Lezhës nuk duket asngjëkundi, pasi vetë ai ndodhet jasht vendi duke bërë pushime me paratë e taksave të qytetarëve të Lezhës, të cilëve së paku u detyrohet me siguri e mbarëvajtje të qytetit! 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco