‘Roli i Jamarbër Malltezit ‘i fshehur’/ Malltezi: Dumanit i merret fryma kur përmendet Berisha sepse i di krimet që ka konsumuar

22:10, 30/07/2024
A+ Aa A-

Pyetjes së moderatorit Adi Krasta se ‘çfarë do të thotë rol i fshehur i Jamarbër Malltezit në dosjen Partizani’, Argita Malltezi i ka dhënë shpjegim në A Shoë, duke nxjerrë në dritë të tjera të dhëna që hedhin poshtë pretendimet e organit të akuzës.

Malltezi theksoi se prokurorë dhe gjyqtarë kanë gënjyer dhe një gjë e tillë është e papranueshme.

‘Këto bën SPAK dhe këto firmos Altin Dumani, që i merret fryma dhe me shumë të drejtë i merret fryma kur përmendet Sali Berisha, sepse i di krimet që ka konsumuar. Të mbash dikë paligjshmërisht në burg, pavarësisht arrestit të shtëpisë, është vepër penale.  E ka shumë të qartë ai këtë, e di shumë mirë përse e ka kryer’, theksoi Malltezi.

Intervista në studio:

Krasta: Roli i Jamarbër Malltezit ‘i fshehur’ në institucionet shtetërore, si e kupton këtë?

Malltezi: Unë mendoj se është marrë me coy-paste nga vendimi i parë, duhet ët jetë dokumenti i raportimeve që bëhen dy mujore.  Ajo që është më anormale në këtë, pot ë tilla ka plot, është fakti q ëkëta I referohen një kohe kur Jamarbër Malltezi e ka pssur ndoshta e ka psur gjallë gjyshen, nuk ka qenë trashëgimtar dhe s’kishte arsye se përse të kishxte pronë kurrë në një rast të tillë. E ka pasur daja, kushëriri I parë që ka qenë pronar më shumë pjesë se ai. Por edhe kur vdiq gjyshja dhe u shpërnda trashëgimia, përsëri prokurën e kanë pasur njerëz të ndryshëm të fisit dhe çfarë do të thotë kjo. Fakti që s’ka marrë prokurë do të thotë që kam qenë I fshehur, kam pasur qëllim të qëndroj I fshehur. Është kaq absurde sa duket, po të tilla ka plot.  Të gjitha vendimet janë të mbushura me citime, që kundërshtojnë konkluzionet e gjykatës, që citon vetë gjykata…bazuar në këto konluzioni është ky.

 Krasta: Çfarë, si, i keni dhënë një konluzion?

Malltezi: Më është dukur banaliteti më vogël, më absurdeve që ka kjo dosje. Dikush mund të shkelë ligjin duke anuar në një zonë gri, kjo është jeta ka njerëz. Por që dikush të shkelë ligjin në mënyrë aktive, duke gënyer. Unë këtë se kisha parë kurrë në jetën time. Që të gënjejë prokurori dhe gjyqtarja dhe ta bëjnë atë që është shkruar, e ndryshojnë dhe fshehin dokumentet. Thonë të kundërtën e asaj që kanë thënë vetë dhe kjo është e pakonceptueshme. Është shumë më e rëndë që kjo kutpohet është një absurd.

Ishte rasti i Saimir Tahirit, shkove në parlament pë rtë marrë autorizim dhe ta dha për kufizimin e lirisë për të dalë jashtë shtetit dhe për detyrim paraqitje. Për këto dy gjëra, parlamenti të dha autorizim. Dhe në rastin e Berishës thua që,  nuk kërkoj autorizim se nuk dua të marrë autorizim në këtë rast. Kur shkove për Tahirin dhe more pikërisht këto masa, dorëzove si prokurori në parlament 1700 faqe prova.

Shkon për të kërkuar të njëtat masa për Sali Berishën  dhe nuk çon asnjë provë. Zero prova. Vetëm dy vendime të gjykatave të cilat ishin të paligjshme, në kundërshtim me Kushtetutën,  e cila thotë në nenin 73, për cdo kufizim të lirisë personale të deputetit duhet të kërkosh autorizimin e  Kuvendit, dhe neni 38, liria e individit brenda dhe jashtë janë liri perosnale.

Secilit prej njerëzve kjo paligjshmëri, kjo që citova dhe ndoshta kjo është arsyeja se përse ju bën më shumë përshtypje nga ky paragraf, sepse është banaliteti që mund të prekë çdo njeri.

Çdo njeriu mund t’i merret prona prej këtij paragrafi, mund t’i vihet në dyshim titulli i pronësisë.

Në çështjen në fjalë një nga anëtarët e ekipit të prokurorisë merr në telefon dikë për ta thirrur në prokurori.  Nga zyra e shtetit i adresohen këto fjalë: Ti kur t’i bie unë telefonit e kap telefonin, përndryshe unë të vij atyku je dhe të marr prej flokësh dhe të tërheq zvarrë e të sjell këtu.

Këtë e thoshte një prokuror i shtetit shqiptar, një vajze 25-vjeçare. A ka ndodhur ndryshe në kohën e diktaturës me hetuesinë, kush qenka ky burrë që mund të tërheqë zvarrë prej flokësh një vajzë, ta sjellë nga zyra e saj ku është rrugëve të Tiranës për ta çuar te SPAK.

Këto bën SPAK dhe këto firmos Altin Dumani, që i merret fryma dhe me shumë të drejtë i merret fryma kur përmendet Sali Berisha, sepse i di krimet që ka konsumuar. Të mbash dikë paligjshmërisht në burg, pavarësisht arrestit të shtëpisë, është vepër penale.  E ka shumë të qartë ai këtë, e di shumë mirë përse e ka kryer.

Krasta: Si do të shkojë fundi i kësaj ngjarje dhe kur?

Malltezi: Fundi i kësaj ngjarje është fundi i një gënjeshtre. Një gënjeshtre që turbulloi një botë të tërë, jo vetëm një vend të vogël për një periudhë kohe të caktuar.

Në fund ajo zbulohet për atë që është dhe tretet. Padiskutim që ka kosto për momentin, s’kam asnjë lloj dyshimi, se kjo gjë do të sqarohet dhe është një piramidë rëre që do të bjerë, dhe s’do të mbesë asgjë përveç mësimit shumë të rëndësishëm të qëndresës ndaj padrejtësisë. Është me rëndësi që njerëzit të ngrihen e të qëndrojnë , në kontekstin më të gjër, jo për këtë. Është një luftë që e bëjmë vetë. Do zgjasë, ajo që s’kanë bërë llogari është durimi jonë. Kemi durimin për ta vazhduar sa të duan dhe nuk lodhemi. Porn ë fund, në gjithë këtë process njerëzit të kuptojnë se duhet qëndruar, për veten e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco