Dosja Partizani/ Malltezi: Ligji jo për individ, siç ka bërë Rama, por për gjithë pronarët! Janë fshehur kontrata

21:55, 30/07/2024
A+ Aa A-

Argita Malltezi ka zbërthyer sërish të vërtetën e ‘dosjes Partizani’, duke theksuar se ligji është bërë për të gjithë pronarët që të marrin pronat e tyre dhe jo siç ka bërë Edi Rama ligje me porosi.

Në A Show, Malltezi theksoi se në dosje janë fshehur kontrata të cilat vërtetojnë pretendimet e të akuzuarve dhe hedhin poshtë akuzat e SPAK.

Intervista në studio:

Krasta: Flasim pak për dosjen. Duhet të jetë e veçantë për një familje të ketë dy procese të cilat shkojnë në drejtime të caktuara ku qëllon që pjesëtarja e familjes të jetë jo vetëm një njeri që njeh sensin juridik të gjërave, por nga sa di unë jo vetëm si pedagode, por edhe si studente e shkëlqyer e juridikut, ma do mendja që ti je thellësisht në brendësi të të gjithë nuancave edhe teknikaliteteve të këtyre dy çështjeve. Zonja Malltëzi është dosja ndaj liderit të Partisë Demokratike, zotit Berisha, babait tuaj, një dosje e pambështetur procedurialisht dhe pa prova?

Malltezi: Absolutisht po. Ne themi çëshjte e klubit Partizani sepse kjo është fjala që përdor gjuha shqipe, por termi çështje juridikisht ka tjetër konotacion. Dhe kjo është një çëshjte pa çështje. Është një çështje pa substancë. Aty nuk ka anjë provë, aty prokuroria nuk thotë çfarë ligji është shkelur. Çfarë ka bërë Berisha? Ka ndryshuar këtë ligje, ka ndyshuar atë ligj...po ligjet ndryshojnë, këtë bën qeveria, ndryshon ligjet në bazë të programit të saj. Ato ligje nuk i ka ndryshuar njeri sa kohë që ka qenë Berisha në pushtet, as pasi iku nga pushteti. Madje edhe kjo qeveri i ka ruajtur disa prej atyre ligjeve. Ato kanë qenë ligje për gjithë shqiptarët, nuk janë ligje për individë.

‘Në asnjë rast nuk ka pasur benefite për shkak të ndryshimit të ligjeve apo VKM-ve.  Për më tepër këto kanë qenë ligje jo për një individ apo për një grup individësh, por kanë qëne ligje për të gjithë njerëzit. Të gjithë njerëzit e marrin në bazë të një ligji pronën, nuk do të bëhej ligj i veçantë për Jamarbër Malltezin. Ai e ka marrë ashtu siç e kanë marrë të gjithë të tjerët, në bazë të atij ligji. Ajo që është e pakonceptueshme, është mënyra se si konsumohet paligjshmëria, vepra penle në fakt nga prokurorët dhe gjyqtarët në këtë rast. Shpalosin fakte të caktuara dhe për dikë që i lexon e merr të mirëqenë, pavarësisht se pastaj mund të thotë që ëashtë apo jo vepër penale. Por fakti është krejtësisht e kundërta, p.sh thuhet, ka nisur procesi i privatizimit gjatë qeverisjes, nga ministri Fatmir Mediu, ndërkohë që janë dokumentet që e ka nisur Anastas Angjeli, dokumente të cilat prokurori i ka fshehur.  Po pavarëisht se i ka pasur në dispozicion, sepse ka rastisur se pak përpara se të bëhej masa ne bëmë një kallëzim penal ndaj Taulant Ballës, dhe ia servirëm dhe këto dokumente.  Sigurisht që ata e kthyen, por dokumentet i kishin. Kanë fshehur qindra kontrata për të thënë që nuk dihet si ka qenë financimi, nuk i kanë futur në dosje. Nuk thonë që nuk ekzistojnë, por thonë që procedura ka filluar më 2005-2006, ndërkohë që ka filluar kur ka qenë Anastas Angjeli ministër, domethënë janë dokumente zyrtare për këtë gjë.

Dhe ajo që është më e pakonceptueshme, është që mirë që e thanë herën e parë por janë bërë disa raportime, i detyron ligji të bëjnë disa raportime kur ka masa arresti. Në të gjitha këto raportime kur përmendet çështja vazhdon thotë ministri Mediu, nëherë e thanë se e ka nisur ministri Angjeli pastaj e zhdukën dhe tani vazhdojnë me të njëjtën gjë. Sepse mashtrimi dhe falsifikimi vazhdojnë, pra mbi atë e kanë ngritur çështjen. Janë bërë katër raportime dhe nuk ka një raportim të vetëm që ta përmendi qoftë edhe simbolikisht emrin e Sali Berishës, për çfarë po raporton. Nuk ka asnjë provë për Sali Berishën. Në fund fare thonë, për këto arsye vijojmë të qëndrojnë  në të njëjtat arsye që kemi thnë në fillim për caktimin e masës së sigurisë. Të gjitha kanë rënë. Se thanë që po e vendosim masën, sepse toka ka qenë e shpronësuar, ndërkohë që në fletoren zyrtare del që toka nuk ka qenë e shpronësuar. Dhe juristi, aq më tepër një prokuror ka detyrën e para që bën është të lexojë fletoren zyrtare, pastaj shkon dhe gërmon në arkiv. Ia pra që nuk paska qenë e shpronësuar, ia që nuk e paska nisur qeverisja e PD, megjvithëse privatizimi është detyrim ligjor dhe nëse do ta kishte nisur asnjë gjë s’do të kishte, por po gënjejnë se e ka bërë një gjë të tillë. Nuk e dimë nëse është në planin e përhapjes, e kanë lënë me shkrim. Këto janë gjëra që se si nuk trembet njeriu nga ligji kur i bën këto gjëra. Është e paqartë a ka qenë në planin e përhapjes, dhe kuptohet kur del vendimi të japin 40 mijë faqe të dosjes dhe që këto I morëm 10 ditë me vonesë, ti nuk i lexon dot të gjitha menjëherë. Po kaluan pak kohë dhe ne pamë që aty në dosje e kishte shkruar vetë prokurori që rezulton se prona ka qenë janë planit të përhapjes që më 2004.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco