‘E sëmura’ Linditë nuk e harron huqin as ditën e fundit në detyrë, përjashton Bardhin

‘E sëmura’ Linditë nuk e harron huqin as ditën e fundit në detyrë, përjashton Bardhin

17:57, 30/07/2024
A+ Aa A-

Seanca e jashtëzakonshme në Kuvend ka nisur me tensione të forta ditën e sotme, mes deputetëve të opozitës dhe kryeparlamentares Lindita Nikolla, ndërsa pritet që të votohen ndryshimet në qeveri të propozuara nga Kryeministri Edi Rama dhe të dekretuara nga Presidenti Bajram Begaj.

Në ditën e saj të fundit si kryeparlamentare, Lindita Nikolla nuk e ka harruar huqin e përjashtimit të deputetëve të opozitës, ku edhe sot mori masë të tillë ndaj kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhit.

Arsyeja se përse Nikolla ka përjashtuar Bardhin nga seanca është se ky i fundit ka kërkuar vazhdimisht të marrë fjalën për procedurë, gjë e cila nuk është pranuar nga kryeparlamentarja.

Pas këtij vendimi, Bardhi me kolegët e tjerë demokratë kanë protestuar duke goditur tavolinat dhe më pas kanë bllokuar foltoren.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco