VIDEO/ Bardhi-Ramës në Kuvend: Pse nuk e sjell Olsin? Je vëllai i Olsit...

17:39, 30/07/2024
A+ Aa A-

Seanca e jashtëzakonshme e thirrur ditën e sotme në Parlament ka nisur me tensione, ku deputetë të opozitës kanë krijuar zhurmë pasi kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk i ka dhënë fjalën për procedurë. 

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i ka kërkuar me llogari Edi Ramës se përse nuk e ka sjellë të vëllanë në senancën e fundit plenare të thirrur prej kryeministrit. 

Pse nuk e sjell Olsin? Je vëllai i Olsit...Pse nuk e ke sjell Olsin?’, dëgjohet t’i drejtohet Bardhi kryeministrit Edi Rama, i cili është i pranishëm në seancën plenare në Kuvend për ndryshimet në qeveri.

Seanca ka vijuar me tensione mes opozitës dhe mazhoracës socialiste e cila votoi ndryshimet në qeveri të propozuara nga Edi Rama gjatë kongresit të socialistëve ditën e diel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco