SYRI TV/ Berisha flet për intervistën e Ahmetajt, ‘SPAK përndjek Ahmetajn, shpëton Ramën’

16:02, 30/07/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës Sali Berisha ka reaguar pas intervistës së ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj në Çim Peka Live. Kryedemokrati u shpreh se opozita do të kërkojë hetim ndërkombëtar për aferën e shekullit, që sipas asaj që deklaroi Ahmetaj vetëm në inceneratorin e Tiranës abuzimi shkon në 700 milionë euro. Sipas Berishës, SPAK përndjek Arben Ahmetajn për të shpëtuar përgjegjësit e vërtetë Edi Ramën dhe Erjon Veliajn. Berisha u ndal më tej edhe te aferat e tjera, ku rezultojnë të përfshirë kryeministri Edi Rama dhe familjarët e tij, për të cilët Altin Dumani nuk guxon ti hetojë.

Lideri I opozitës Sali Berisha paralajmëroi se Partia Demokratike do të kërkojë hetim ndërkombëtarë për aferën me inceneratorin  e Tiranës, I cili ende nuk ekziston si objekt. Në një dalje për mediat, Berisha teksa iu referua intervistës së ish numrit dy të qeverisjes socialiste Arben Ahemtaj të dhënë për SYRI TV, akuzoi  Edi Ramën, Erion Veliajn dhe Ëngjëll Agaccin se janë krerët e skemës korruptive me inceneratorin e Tiranës, të cilët amnistohen nga keru I SPAK Altin Dumani.

Berisha denoncoi edhe aferat korruptive në AKSH, pas të cilave sipas tij qëndron bashkëshortja e Edi Ramës, Linda Rama e përgjuar  për dhënien e një tenderi.

 

Referuar fakteve të bëra publike nga Arben Ahemtaj për tunelin e Llogarasë, Kreu demokrat u shpreh se Rama dhe Balluku vodhën miliona euro.

Sali Berisha dënoi edhe praktikat  e ndjekura nga Altin Dumani dhe prokurorët të tjerë të SPAK-ut të cilët kërcënojnë qytetarët për të ndërruar dëshmitë e tyre.

 

 

Berisha u shpreh se intervista e Arben Ahmetaj u censurua nga mediat qeveritare, të cilat marrin para nga inceneratorët dhe kontrollohen nga Edi Rama.

Berisha iu bëri gjithashtu thirrje autoriteve në zvicër që të mbrojnë jetën e dëshmitarit Arben Ahemtaj, I cili në 2 intervistat e dhënë për SYRI tv, ka hedhur dritë mbi aferat korruptive të zyrtarëve më të lartë të mazhorancës socialiste. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco