Lajmi i fundit

LIVE/ SYRI I BOTËS me moderatore Dori Daka

SYRI TV/ PD denoncon manipulimin e listës së votuesve, Kaso: Rama po çon në Himarë 'votues strategjikë'

SYRI TV/ PD denoncon manipulimin e listës së votuesve, Kaso: Rama po çon në Himarë 'votues strategjikë'

15:52, 30/07/2024
A+ Aa A-

Sekretari për ccështjet zgjedhore në Partinë Demokratike Ivi Kaso denoncoi fryrjen e listave të zgjedhësve në Bashkinë e Himarë në favor të kandidatit socialist, Vangjel Tavo.  Nga selia blu, Kaso akuzoi Edi Ramën se sëbashku me oligrakët e tij në bregdetin e Himarës po regjistrojnë votues të cilët nuk kanë lidhje me zonën.  

SYRI TV

Partia Demokratike denoncoi fryrjen e listave të zgjedhësve në Bashkinë e Himarës në favor të kandidatit të mazhroancës socialiste, Vangjel Tavo. Në një dalje për mediat, sekretari për çështjet zgjedhore në selinë blu, Ivi Kaso  deklaroi se   ky shtim artificial është bërë me synime të manipulimit paraprak të rezultatit të zgjedhjeve në Himarë.

Kaso bëri me dije faktin se Rama ka urdhëruar pronarët e resorteve në bregdetin e Himarës që të regjistrojnë votues të tjerë për zgjedhjet e 4 gushtit.

Kaso I bëri thirrje Komisionerit të Zgjedhjeve të monitorojë dhe raportojë për situatën si dhe organizatat partnere ndërkombëtare të mbajnë shënim dhe të reagojnë për këtë shtrembërim të hartës elektorale dhe vullnetit të votuesve himarjotë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco