Intervista e Ahmetaj/ Blushi: U vërtetuan të gjitha denoncimet e PD/PL, pas inceneratorëve fshihen Rama-Veliaj

15:27, 30/07/2024
A+ Aa A-

Pas intervistës së ish-kreut të dytë të qeverisë Rama, (Arben Ahmetaj) të dhënë ditën e djeshme për Syri Televizionin, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shkruan se të gjithë shqiptarët tashmë e panë inkriminimin e tmerrshëm dhe korrupsionin skizofrenik dhe familjar të Edi Ramës dhe Erion Veliaj.

Megjithatë, vetëm disa çaste më parë, teksa ishte i ftuar në edicionin e mesditës me moderator Arnold Karriqi, Blushi u shpreh se në pozicion tashmë të fshehtë, një ish-fajtor i organizatës kriminale të Ramës është penduar e tashmë po flet me prova e dëshmi, mbi të gjitha si një dëshmitar kyç që ka ndjekur rrugëtimin e Ramës në këto10 vite.

“Nuk duhet shmanguar fakti që tashmë janë vërtetuar të gjitha dëshmitë e denoncimet e opozitës, të Partisë së Lirisë dhe Partisë Demokratike për inceneratorët, dhe nuk ka shqiptarë që nuk e di se pronarët faktik janë Rama e Veliaj”- u shpreh Blushi.

Tedi Blushi:

'Do e mbaja në dy këndvështrime, së pari u provua para gjithë shqiptarëve, jo vetëm një inkriminim i tmershëm, por edhe korrupsioni skizofrenik e familjar i Ramës e sigurisht u faktua që sistemi i drejtësisë për fat të keq është degjeneruar në një vegël qorre në duart e Ramës.

Ky sistem përdoret si një vrasës me pagesë për të goditur pikërisht ata që denoncojnë më fort korrupsionin e një prej tyre sapo e dëgjuam të gjithë ishte edhe doktor  Berisha.

Ky instutucion i ngritur për të luftuar korrupsionin e për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në nivelet më të larta të qeverisë bën të kundërtën, nuk godet atë që e bën korrupsionin, por atë që e godet atë që e denoncon.

Këtu provat janë të qarta dhe janë bërë publike dhe unë e ndoqa më shumë interes intervistën e ish-kreut të Ramës, në çështjet ekonomike për 10 vite, Arben Ahmetaj.

Në pozicion tashmë të fshehtë, një ish-fajtor i organizatës kriminale të Ramës është penduar e po flet me prova e dëshmi, mbi të gjitha si një dëshmitar kyç që ka ndjekur rrugëtimin e Ramës në 10 vite dhe ka qenë dëshmitar i këtyre marrëdhënieve korruptive të qeverisë.

Kjo nis nga tenderat sekret e deri tek përfshirja e familjarëteve të Ramës tek aferat korruptive dhe nuk duhet shmanguar fakti që tashmë janë vërtetuar të gjitha dëshmitë e denoncimet e opozitës, të Partisë së Lirisë dhe Partisë Demokratike për inceneratorët".

Klea Sula/ Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco