Intervista e Arben Ahmetajt/ Televizionet dhe mediat që Rama u fiku ekranin

Intervista e Arben Ahmetajt/ Televizionet dhe mediat që Rama u fiku ekranin

15:10, 30/07/2024
A+ Aa A-

E turpshme mund të cilësohet sjellja e medieve shqiptare ndaj dëshmisë së ish-numri dy të qeverisë dhe një prej njerëzve më të afërt të Edi Ramës për vite me radhë.

Ish/zv-kryeministri i Shqipërisë Arben Ahmetaj në intervistën e dytë të dhënë në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka hedhur akuza konkrete të mbështetura në dokumente dhe prova ndaj Edi Ramës, por asnjë prej medieve nuk ka guxuar që të pasqyrojë asnjë lajm në lidhje me këto deklarata.

Televizionet e kapura me paratë e inceneratorit, televizionet e teleturizmit dhe medieve që kanë vjedhur tokë publike, të destinuar për shkolla Edi Rama e kishte kollaj të ua fikte ekranet dhe të ua mbyllte zërin, që të mos thonin asnjë fjalë për intervistën e Arben Ahmetaj.

Top Channel, Tv Klan, News 24, Shqiptarja.com, Report TV, Balkanweb, Panorama, A2 CNN, Vizion Plus, Euronews, Abc News, nuk kanë dhënë asnjë fjalë të vetme për akuzat e bëra publike nga Arben Ahmetaj.

Ndryshe nga intervista e parë e Arben Ahmetajt, ish-numrit 2 të qeverisë së Edi Ramës dhënë për gazetarin Çim Peka në SYRI TV, në janar 2024, e cila gjeti hapësirë në të gjitha mediat online dhe të shkruara, por edhe në televizionet e kapura nga Edi Rama, Erion Veliaj dhe Belinda Balluku, intervista e dytë është censuruar në mënyrë totale, njësoj sikur në Shqipëri të sundonte Kim Jongu dhe jo vendi të cilësohet ende një demokraci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco