Blushi: Deklaratat e Ahmetajt provuan korrupsionin skizofrenik dhe familjar të Ramës dhe Veliajt

Blushi: Deklaratat e Ahmetajt provuan korrupsionin skizofrenik dhe familjar të Ramës dhe Veliajt

14:48, 30/07/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka ragura pas intervsitës së ish-Zv/Kryeministrit Arben Ahmetaj, ish-krahut të djathtë të Edi Ramës për ekonominë në dhjetë vite.

Sipas Blushit deklaratat e Ahmetajt provuan para të gjithë shqiptarëve inkriminimin e tmerrshëm dhe korrupsionin skizofrenik dhe familjar të Edi Ramës dhe Erion Veliaj.

Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, zoti Tedi Blushi

Përshëndetje

Dëshmia tronditëse e ish-Zv/Kryeministrit Arben Ahmetaj, ish-krahut të djathtë të Edi Ramës për ekonominë në dhjetë vite provoi para të gjithë shqiptarëve inkriminimin e tmerrshëm dhe korrupsionin skizofrenik dhe familjar të Edi Ramës dhe Erion Veliaj.

Me prova dhe fakte të reja, Ahmetaj provoi degjenerimin total të sistemit të drejtësisë, në një vegël qorre politike në duart e Edi Ramës, që ka kapur për fyti të SPAK-un dhe që po keqpërdor mizorisht Altin Dumanin si “vrasës me pagesë” të pluralizimit, opozitës dhe kundërshtarëve politikë të Kryeministrit.

Arben Ahmetaj faktoi dje vërtetësinë e akuzave shumë të drejta të opozitës se Edi Rama dhe Erion Veliaj janë dy pronarët faktikë të inceneratorit fantazmë të Tiranës dhe përfituesit e drejtpërdrejtë të 700 milion euro taksa të shqiptarëve.

Lidhja e nëndheshme që ekziston mes “bossit” Edi Rama dhe “vartësit” Altin Dumani e denoncuar dje botërisht nga Ahmetaj shpjegon “afërmendsh” arsyen pse megafera e inceneratorit të Tiranës cilësohet si “krim intelektual, i vështirë për t’u zbardhur” nga kreu i SPAK.

Nuk ka asnjë dyshim se SPAK. është kthyer sot në organizatën më të rrezikshme kriminale në shërbim të Edi Ramës, që jo vetëm nuk po lufton, por as ka vullnet për të hetuar korrupsionin, përkundrazi.

Është fakt se SPAK. po godet prej kohësh denoncuesit e korrupsionit të tmerrshëm të Edi Ramës, por jo korrupsionin që bën dhe ku është përfshirë drejtpërdrejt Edi Rama.

Ndaj nuk arrestohet Erion Veliaj për inceneratorin e Tiranës dhe 6 miliard euro tendera me 5D-të e tij, ndaj nuk hetohen 13 miliard euro tendera të Qeverisë vetëm në infrastrukturë e shëndetësi, ndaj nuk hetohet afera e AKSHI-t, ndaj nuk zbardhet dosja “EcoPark” ku janë implikuar familjarët e afërt të Kryeministrit me vetë firmën e Edi Ramës. 

Asnjë reagim nuk ka as për skandalin e rëndë “McGonigal”, korruptimin e zyrtarit të lartë amerikan të FBI me para të pista të paguara direkt nga Edi Rama, në takimet e tij të fshehta me emisarë, nga Tirana në Uashington, nga Vjena në Dubai, siç e provoi dje botërisht edhe Arben Ahmetaj.

Skandalet që denoncoi ish-Zv/Kryeministri i Edi Ramës meritojnë një hetim të thelluar dhe shumë serioz.

6 miliard euro tendera në Bashkinë e Tiranës dhe 700 milion euro të inceneratorit fantazmë të Tiranë nuk mund të mbulohen me disa drejtorë Bashkie të arrestuar dhe as duke arrestuar disa kryetare bashkie në rrethe që menaxhojnë fonde modeste.

Mbi 13 miliarda euro tendera të Edi Ramës në infrastrukturë dhe shëndetësi nuk mund të mbulohen dot me disa ndalime drejtorësh apo ish-ministrash që vetëshërbehen si “sapun” për të shplarë nga burgu fytyrën kriminale të Qeverisë më të korruptuar të kontinentit.

Vetëm duke arrestuar Edi Ramën dhe Erion Veliaj mund të thuhet se SPAK. po punon.

SPAK. u krijua për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në nivelet më të larta, por jo për të marrë në pyetje një fshat të tërë për një autokombajnë, apo për të arrestuar disa drejtorë, zv/ministra për një arkë sardele apo ministra bedela që vetëofrohen për të bërë burg në vend të Edi Ramës.

- Pronësia faktike e Edi Ramës dhe Erion Veliaj tek inceneratori i Tiranës dhe miliarda euro tendera të Bashkisë,

- Afera Mc.Gonigal,

- Afera e “Ecoparkut” dhe AKSHI-t,

- Tenderat korruptivë në infrastrukturë dhe tuneli i Llogarasë,

të denoncuara dje nga Arben Ahmetaj janë prova përvëluese që nëse nuk hetohen, bashkë me Edi Ramën dhe Erion Veliaj do të përvëlojnë edhe vetë SPAK-un në zjarrin e revoltës qytetare.

Faleminderit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco