Seanca e jashtëzakonshme, PD: Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar

Seanca e jashtëzakonshme, PD: Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar

11:56, 30/07/2024
A+ Aa A-

Partia Demokratike ne një reagim të saj, thotë se nuk ka asnjë njoftim për ndonjë seancë parlamentare të jashtëzakonshme ku do të votohen ministrat e rinj të Edi Ramës.

Me një deklaratë të shkurtër për mediat, Këshilltari i Grupit te PD-së, Everest Dedaj është shprehur se, si rregull njoftimet për seanca bëhen 48 orë përpara mbledhjes, por ende asgjë nuk i është njoftuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Reagimi i grupit parlamentar të PD:

Të nderuar kolegë gazetarë,

Në përgjigje të interesit tuaj për pjesëmarrjen apo jo të grupit parlamentar të PD në një seancë të supozuar parlamentare sot pasdite, ju bëj me dije që edhe pse jemi në mesditë ende deri në këtë moment, grupi parlamentar i PD nuk ka asnjë njoftim zyrtar për zhvillimin e ndonjë seance plenare.

Urdhri për thirrjen e seancës plenare, rendi i ditës, kërkesa për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, apo materialet për mbledhjen e Kuvendit, që si rregull njoftohen 48 orë përpara mbledhjes, ende nuk i janë njoftuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Faleminderit,

Everest Dedaj, Këshilltar i Grupit te PD-së

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco