KAFE SHQETO/ Akuzat e Ahmetajt, Çollaku: Ka një korrupsion marramendës, të frikshëm

10:41, 30/07/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë gazetari Basir Çollaku. Ai ka komentuar deklaratat e Arben Ahmetajt të një dite më parë dhe akuzat e rënda që ai hodhi ndaj kreut te qeverisë Edi Rama.

Basir Çollaku: E ssktë që ka histori shërbimesh me rusë, kinezë me naftën, me konçesione. Pra ka një histori të thellë të korrupsionit ekonomik. E kjo tashmë është kriminale. E kush janë ortakët. E po ti bashkosh këto kallëzime për korrupsion marramendës të frikshëm me rrëfimet që vijnë nga dosjet e SKY e encro... ku shtabi i armatosur i bashkëngjitet ekipeve elektorale të korruptuar. Ç’bëjnë këta? Këto para të korrupsionit i bashkojnë me ato të të inkriminuarve dhe bëhen një ekip i përbashkët dhe këtu pastaj vdes çdo gjë. Ajo çfarë u jepe garanci këtyre për të vepruar janë institucionet me mosveprimin tyre. Nuk duhet të fshihen prokurorët pas pamundësisë infrastrukturore, financiare. Por denoncimet e zotit Ahmetaj, mënyra se si po zhvillohen kanosjet, kontrolli i prokurorëve, tregon se këtu askush nuk ka frikë se do të përballet me drejtësinë, do të shkojë në qeli. Kur në Bashkinë e Tiranës ne kemi dy grupe të strukturuara kriminale zyrtarisht dhe kryetari i bashkisë sipas prokurorisë nuk i dëmton provat, ndërsa zoti Berisha që ka zero akses në çdo lloj institucioni i dëmtoka provat nga shtëpia, apo në dijeni. Ky është standardi korruptim. Pra mosnjohja e mos zbatimi i ligjit dhe mbajtja e porosive qeveritare e kryeministrore. Çfarë duhet të presim ne që Rama tu thotë prokurorisë së Posaçme arrestoje Erion Velinë, kur tre çerekët e drejtorëve janë atje për batërdinë financiare të ndodhura brenda këtij institucioni. Dhe kryetari edhe sipas vendimeve të gjykatës duhet të hetohet edhe për grup të strukturuar kriminal por gjendet në detyrë për të shkërmoqur provat e mundshme.  Apo ministri që u largua nga kongresi për arsye pikërisht të këtyre dosjeve, ishte në padijeni kreu i qeverisë të akteve të ndodhura, të dosjeve të shumta që kanë ardhur dhe që vazhdojnë të vijnë. Pra kanë dijeni, edhe qeveria edhe prokuroria edhe policia që është edhe vetë brenda. Po sipas zotit Dumani edhe oficerë që janë të përfshirë aty në dosje por që vazhdojnë në detyrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco