KQZ: Më 4 gusht në Himarë do të votohet me një fletë votimi

KQZ: Më 4 gusht në Himarë do të votohet me një fletë votimi

09:20, 30/07/2024
A+ Aa A-

Në prag të zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë në Himarë më 4 gusht 2024, KQZ njofton votuesit e kësaj bashkie: " Në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar Bashkie në Himarë, ju do të votoni me një fletë votimi."

Dje, Komisioni Rregullator me pesë vota pro, vendosi që në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, që do të zhvillohen në datën 4 gusht 2024, procesi i identifikimit të zgjedhësve të kryhet nëpërmjet pajisjeve elektronike të identifikimit (PEI), në të gjithë qendrat e votimit në Bashkinë Himarë.

KQZ zhvilloi trajnimin e operatorëve të përzgjedhur që do të përdorin pajisjen e identifikimit elektronik (PEI), si dhe të kamerës monitoruese në qendrën e votimit. 

Po ashtu, Komisioni Rregullator miratoi orarin e votimit, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkinë Himarë, të datës 4 Gusht 2024. Sikundër referon Kodi Zgjedhor, orari gjatë të cilit hapen qendrat e votimit i referohet periudha zgjedhore, konkretisht 15 Prill – 15 Maj, dhe 15 Tetor – 15 Nëntor.
Duke qenë se zgjedhjet e datës 4 gusht 2024, nuk përkojnë në asnjë prej periudhave zgjedhore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor, Komisioni Rregullator përcaktoi se me 5 vota pro që qendrat e votimit, ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë të hapen në ora 7:00 dhe mbyllen në ora 19:00.

Kjo është përmbajtja e fletës së votimit për kandidatët për kryetar bashkie, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë.


[Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco