A ka lidhje mërzitja e Lulit pas shkarkimit të Ballës me Toyota Yaris-in

A ka lidhje mërzitja e Lulit pas shkarkimit të Ballës me Toyota Yaris-in

19:36, 29/07/2024
A+ Aa A-

Në kongresin e fundit të Rilindjes, të gjithë u shtangën kur dëgjuan Edi Ramën teksa njoftoi shkarkimin e Taulant Ballës nga ministër i Brendshëm dhe emërimin e tij si ministër për marrëdhëniet më Spiropalion (ministër shteti).

Më të habiturit sigurisht që ishin vetë Balla dhe Erion Veliaj, dy njerëz për të cilët thuhet se Rama ka dëgjuar biseda në SKY-ENCRO që komplotonin ndaj tij.

Mirëpo pati edhe një person tjetër, jo i pranishëm në sallë, që u mërzit shumë me largimin e Ballës nga ministër i Brendshëm, ai ishte shoku i takimeve sekrete, Lulzim Basha.

Menjëherë pas shkarkimit të Ballës reagoi Basha, ku shprehte mërzinë e tij se tani Ramën nuk do kishte më kusht ta kundërshtonte brenda Partisë.

Lexo edhe: Basha i mërzitur se Rama i hoqi Taulant Ballën, i qan hallin se tani nuk ka kush ta kundërshtojë...

Balla ka qenë përsoni që Edi Rama përdori për të menaxhuar Bashën në përpjekjet e tyre për të mbajtur peng simbolet e Partisë Demokratike. Syri ka publikuar në “Çim Peka Live” videot ekskluzive ku shihet Balla dhe Basha që zhvillojnë një takim mes tyre në një apartament të nje mikeshe të përbashkët në Tiranë.

Lexo edhe: EKSKLUZIVE/ SYRI TV publikon VIDEON e takimit të fshehtë Basha-Balla

Syri.net ishte e vetmja media që raportoi se shkarkimi i Ballës vetëm 1 vit pasi mori detyrën e ministrit të Brendshëm, kishte lidhje me përgjimet në telefonat sekret të përdorur nga politikanë e narkotrafikantë ndërkombëtarë (SKY-ECC).

Dhe nuk vonoi as 24 orë dhe gjërat u qartësuan dhe ishin ashtu siç Syri raporti.

Lexo edhe: Përgjimet e SKY dhe Encro heqin Ballën nga ministër i Brendshëm

Taulant Balla u shkarkua pas presionit që i është bërë Ramës duke i treguar bisedat në SKY-ECC.

Paraditën e të hënës, një ditë pas largimit të Ballës nga ministria e Brendshme, SPAK organizoi një operacion ku arrestoi prokurorin e Vlorës Aurel Zarka, hetueses së BKH-së, Eriona Dautaj, avokatit Radovan Çela dhe një personi të quajtur Astrit Vladi.

Emri i këtij të fundit tregon edhe mërzinë e Lulit.

Astrit Vladi është vëllai i Elvis Vladit dhe kushëri i Alfred Vladit. Këta të dy janë personat e shpallur në kërkim për 3.4 milion eurot që erdhën në Durrës të fshehura në dy Toyota Yaris në vitin 2018.

Më saktësisht, sekuestrimi ndodhi në 24 Qershor të vitit 2018 në portin e Durrësit. Dy makinat ishin nisur nga Belgjika dhe shërbimet partnere po i ruanin për të marrë vesh kush do t’i priste paratë në Shqipëri.

Tre persona u arrestuan, dy shoferët dhe administratori i kompanisë që transportoi makinat. Fillimisht u tha në media se ishin 5 milion euro, pastaj zyrtarisht policia njoftoi për gjetjen e 3.4 milion eurove.

Historia e Toyota Yaris duket se lidhi Bashën dhe Ballën pazgjidhshmërisht mes tyre.

Më 21 qershor 2018, Lulzim Basha paralajmëroi se në drejtim të Durrësit po vinte një makinë Toytota Yaris me 1.5 milionë euro e cila ishte porosi e Taulant Ballës.

Denoncimi i Bashës vinte 3 ditë para operacionit.

 “Njëri prej atyre që zgërdhihen më shumë (duke treguar me gisht nga Balla, që po qeshte bashke me kryeministrin Edi Rama) ka qenë në Gjermani para tre ditësh. Mbajeni mend këtë që po ju them! Dhe ka porositur një Toyota Yaris! Por ta kanë zbuluar Toyotën, o zgërdhimtar, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda! Vazhdo qesh, do ta shikosh se çfarë do të tundet para hundës shumë shpejt”,– tha Basha.

Ajo që ndodhi pas 3 ditësh ishte ekzaktësisht çfarë tha Basha në Parlament, por me një ndryshim, nuk ishin 1.5 milionë euro, por 3.4, pra, rreth dyfishi i asaj që deklaroi Basha.

Basha u padit nga Balla për shpifje dhe gjykata e dënoi me 50-mijë lekë gjobë. Që pas kësaj loje gjykatash, të dy duket se u miqësuan së tepërmi dhe përfunduan deri në takimin në apartamentin e të njohurës së përbashkët tëksa bënin plane për grabitjen e simboleve të Partisë Demokratike.

Balla dhe Basha nuk e sqaruan më kurrë ku e dinte Luli për Toyotën? Balla në një deklaratë në dalje nga prokuroria, kur bëri kallëzimin pati deklaruar se Basha i ka të njohur Elvis dhe Alfred Valdi.

Por më tej as ai nuk tregoi mburrje kur fitoi gjyqin me Lulin për shpifje.

Prokurorët belgë nuk i besuan drejtësisë shqiptare dhe erdhën vetë në Tiranë dhe kërkuan të marrin në pyetje Lulzim Bashën.

Elvis dhe Alfred Vladi nuk u arrestuan asnjëherë për 3.4 milionë eurot e “Toyota Yaris” që vinin nga Belgjika. Të dy e dinin se ishin zbuluar kur dëgjuan Lulzim Bashën të bënte denoncimin në parlament.

Mendohet se operacioni i SPAK i 29 korrikut, për arrestimin e Astrit Vladit ka të bëjë me bisedat në SKY ECC. Edhe shkarkimi i Ballës lidhet përsëri më telefonat sekret, presionit të ndërkombëtarve, por edhe dyshimeve të tij për komplot nga Balla dhe Veliaj. Kjo shpjegon edhe panikun që ka kapur Lulin, i cili bën sikur po qan hallin se s’ka kush kundërshton Ramën brenda PS, por që mesa duket ka patur hall tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco